dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune me Ambasadorin e BE-së në vend

08.11.2022
Слика
Мотив од работната средба во просториите на ДЗР

Sot, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski realizoi takim pune me Ambasadorin dhe shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Dejvid Gir dhe bashkëpunëtorët e tij, znj. Maria Kanellopulu, Udhëheqëse e sektorit për çështje evropiane, ndërtimin e institucioneve dhe bashkëpunim tejkufitar dhe z. Havier Kastilo Allvarez, menaxher programi i delegacionit të BE-së në vendin tonë. 

Në fokus të takimit ishte Raportit i Komisionit Evropian i publikuar së fundmi për progresin e vendit tonë, si dhe aktivitet e realizuara dhe rezultatet e arritura në kuadër të tvining projektit të mbështetur nga Bashkimi Evropian, të cilin Enti Shtetëror i Revizionit e realizoi me sukses bashkë me institucionet e revizionit të Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Bullgarisë.   

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski e informoi Ambasadorin e BE-së në vend, SH.T. Dejvid Gir për të gjitha aktivitetet dhe rezultatet e arritura të Entit Shtetëror të Revizionit, veçanarisht duke i theksuar përpjekjet e vazhdueshme për sigurimin e pavarësisë kushtetuese operative dhe financiare të institucionit me qëllim krijimin e një mjedisi më cilësor të kontrollit në shoqëri.   

Ambasadori i BE-së në vend, shprehu kënaqësi  nga puna e shkëlqyeshme e Entit Shtetëror të Revizionit dhe bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm dhe theksoj se Bashkimi Evropian edhe në të ardhmen si deri më tani, do të vazhdoi ti jep mbështetje Entit Shtetëror të Revizionit, veçanarisht në përpjekjet për sigurimin e pavarësisë kushtetuese me qëllim implementim më efikas të rekomandimeve të ESHR-së nga institucionet kompetente në vend.