dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim bilateral me Kryerevizorin e ISR-së së Shqipërisë

29.06.2022
Слика
Билатерална средба со Главниот ревизор на ВРИ на Албанија

Delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit i kryesuar nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendës Kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi realizoi takim pune me Kryerevizorin shtetëror të Institucionit Suprem të Revizionit të Republikës së Shqipërisë, dr. Arben Shehu.

Qëllimi i vizitës ishte intensifikimi dhe forcimi i bashkëpunimit bilateral dhe gatishmëria  dhe dëshira për të shkëmbyer përvojën dhe aktivitetet konkrete me interes të përbashkët për të dy institucionet në fushën e revizionit të jashtëm të sektorit publik dhe menaxhimit me mjetet publike.

Theks të veçant gjatë takimit  ju dha transparencës së punës së institucioneve, mënyrës së shkëmbimit të informacioneve me publikun, njëkohësisht shkëmbimit të përvojës për mënyrën dhe përballimin me sfidat gjatë kryerjes së revizioneve nga fusha me interes të përbashkët siç janë: gjendjet e krizës, zjarret, përmbytjet, pandemitë, revizioni i borxhit publik, revizioni i njësive të vetëqeverisjes lokale dhe të partive politike.

Gjithëashtu, bashkëbiseduesit ranë dakord për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të revizionit në periudhën e ardhshëm me synim shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në fushën e revizionit shtetëror dhe rritjen e njohurive dhe aftësive të punonjësve.