dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

U nënshkrua Memorandumi për mirëkuptim

16.06.2022
Слика
Средба на ГДР м-р Максим Ацевски и Главниот ревизор на Норвешка Карл Еирик Шот - Педерсен

Në drejtim të vendosjes së bashkëpunimit institucional me interes të përbashkët ndërmjet dy institucioneve, Kryerevizori shtetëror Z. Maksim Acevski dhe Kryerevizori i Norvegjisë z. Karl Eirik Shot-Pedersen nënshkruan Memorandum për mirëkuptim.

Me rastin e nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim dhe vizitës së Kryerevizorit shtetëror, Shkëlqesia e tij Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Norvegji, z. Serxhim Muhamedi, organizoi pritje në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Oslo.

Në kuadër të vizitës u mbajt edhe takimi me z. Ejnar Gorisen, drejtor i përgjithshëm i Iniciativës për Zhvillimin e INTOSAI-t (IDI) dhe bashkëpunëtorët e tij, për rishikimin e mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm dhe mbështeje të nevojave për zhvillimin profesional të Entit Shtetëror të Revizionit.

Me nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptimit me Zyrën e Kryerevizorit të Norvegjisë vendoset bashkëpunimi pesë vjeçarë për të siguruar ndihmë për zhvillimin e kapaciteteve institucionale të Entit Shtetëror të Revizionit, në bazë të parimeve dhe standardeve për profesionalizimin e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Revizionit (INTOSAI) dhe Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Revizionit (EUROSAI).

Qëllimi i bashkëpunimit është forcimi i kapaciteteve të ESHR-së për të përmbushur mandatin e saj dhe për të kryer revizione me cilësi të lartë me çka do të promovoj transparencën, llogaridhënien dhe udhëheqjen e mirë në menaxhimin me fondet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bashkëpunimi do të përfshijë sektorët dhe lloje të ndryshme të revizioneve ku Zyra e Kryerevizorit të Norvegjisë ka kapacitete relevante dhe mund t'i shtojë vlerë punës së ESHR-së. Bashkëpunimi mund të përfshijë mbështetje për aktivitetet e trajnimit, zhvillimin e materialeve, dialogun dhe këshillimin profesional dhe revizionet e përbashkëta.

Në këtë vizitë dyditore, u shkëmbyen përvoja dhe praktika me vështrim të posaçëm të revizionit të suksesit dhe mundësitë për zbatimin e revizioneve kooperative me interes të veçantë publik, vendosjen e laboratorisë për inovacione për gjetjen e metodave dhe mjeteve softuerike për grumbullimin, analizimin dhe prezantimin e të dhënave në revizionet, modernizimin e procesit të punës nëpërmjet përmirësimit dhe lidhje të sistemeve digjitale për mbështetje dhe menaxhim me proceset dhe zhvillimin e revizionit të TI-së.

Në periudhën e ardhshme do të përcaktohen edhe aktivitetet për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve në drejtim të zbatimit të Memorandumit të nënshkruar për mirëkuptim.