dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Arsyet dhe sfidat në përballjen me ekonominë joformale

01.06.2022
Слика
Причини и предизвици во справувањето со неформалната економија

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, sot mori pjesë në vebinarin online me temë "Ekonomia joformale - arsyet, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme", e organizuar nga katedra e ekonomisë, Fakulteti Ekonomik - Shkup pranë UKIM.

Me fjalim hyrës vebinarin e hapin prof. dr. Predrag Trpeski, dekan i Fakultetit Ekonomik - Shkup, zëvendës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Sanja Bojaniq dhe prof. dr. Vlladimir Filipovski, udhëheqës i katedrës së ekonomisë.

Në panelin e diskutimit, të moderuar nga profesori Borçe Trenovski, prezantime të veta patën edhe kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, Ministri i Financave dr. Fatmir Besimi, Zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë Sllavica Grkovska dhe Drejtori i të Ardhurave Publike, Sanja Lukareska.

Në prezantimin e tij, z. Acevski u përqëndrua te format më të shpeshta të ekonomisë joformale, arsyet për ekzistimin e saj, si dhe sfidat kryesore për formalizimin e ekonomisë joformale. Në prezantimin e tij ai i prezantoi zgjidhjet e mundshme për përballimin me këtë fenomen negativ, pastaj duke theksuar si vijon:

  •  fuqizimi i kapaciteteve të autoriteteve kompetente dhe bashkëpunimi i tyre i ndërsjellt, veprimi i përbashkët dhe i harmonizuar;
  •  mjedise afariste më të mira për themelimin, rritjen dhe zhvillimin e kompanive;
  •  stimulimi dhe mbështetja e formalizimit të aktiviteteve ekonomike joformale;
  •  fuqizimi i moralit tatimor dhe reduktimi i tolerancës për ekonominë joformale;
  •  fushatë e vazhdueshme arsimore dhe informuese publike për të siguruar mbështetje të gjerë për formalizimin e ekonomisë joformale.

Në fund të prezantimit të tij, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski theksoi:

“Investimi në burimet njerëzore dhe vlerësimi i rezultateve të tyre për punonjësit në sektorin publik, veçanërisht në fushën e revizionit shtetëror, revizionit të brendshëm, shërbimeve doganore dhe inspektuese dhe aktiviteteve të tjera përkatëse, është investim i pagueshëm i shtetit që do të ketë përfitime të gjera nga fondet e investuara”.