dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Delegacioni i ESHR-së në Kongresin e EUROSAI-t në Pragë

30.05.2022
Слика
Делегација на ДЗР на Конгрес на ЕУРОСАИ во Прага

Përfaqësues të institucioneve supreme të revizionit, anëtarë të EUROSAI-t, morrën pjesë në vizitën dyditore në Pragë, me ftesë të kryetarit të Institucionit Suprem të Revizionit të Republikës së Çekisë, njëherazi edhe kryetar i EUROSAI-t.

Qëllimi i këtij organizimi të EUROSAI-t është të siguroj përgjigje adekuate të sfidave të kohës moderne me qëllim të sigurimit të vlerës së shtuar për qytetarët. Në këtë kontekst, anëtarët e organizatës inkurajojnë bashkëpunim më të përafërt në gjetjen e mjeteve të reja, procedurave dhe metodologjive të revizionit.

Fokusi i kësaj ngjarje, ishte shkëmbimi i njohurive dhe përvojës në tema me interes të veçantë për revizionin e jashtëm nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të të gjithë pjesëmarrësve në më shumë sesione pune të organizuara. 

U shkëmbyen mendime në lidhje me implementimin e standardeve ndërkombëtare të revizorëve, monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të revizorëve, revizione të tatimeve, projekte digjitale, mjedisit jetësor etj. Në këto sesione gjithashtu u dha rishikim njëherit edhe rolit të institucioneve supreme të revizionit në luftën kundër korrupsionit, si dhe vizualizimin, publikimin dhe ndikimin e revizionit në rritjen e transparencës në administratën publike.   

Z. Ademi mmorri pjesë në takimin e organizuar nga kryetar i EUROSAI-t z. Millosllav Kalla, në të cilën u bisedua për Planin Strategjikë të EUROSAI 2024-2030, si dhe për punën dhe arritjet e Entit Shtetëror të Revizionit.

Gjatë kësaj vizite dyditore të EUROSAI, u mbajtën shumë aktivitete, duke përfshirë edhe pranimin e përfaqësuesve të Institucioneve Supreme të Revizionit nga ana e Presidentit të Republikës së Çekisë z. Millosh Zeman, në të cilën u diskutua për rendësin e Institucioneve Supreme të Revizionit në kuadër të sistemit kushtetues, si dhe për përfitimet nga bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e revizionit.