dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR filloi procedurën për miratimin e Ligjit të ri për revizionin shtetëror

05.04.2022
Слика
ГДР и министерот за финансии

Në hapësirat e Ministrisë së Financave, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski realizoi takim me Ministrin e financave dr. Fatmir Besimi, qëllimi i të cilit ishte të diskutohet dhe të dorëzohet propozim -ligji për revizion shtetëror në procedurë të mëtutjeshme.

Ligji i ri, i cili pritet të hyjë në procedurë për shqyrtim dhe miratim nga Qeveria dhe Kuvendi, është hartuar së bashku me Entin Shtetëror të Revizionit të Republikës së Kroacisë dhe Zyrën Kombëtare të Revizionit të Republikës së Bullgarisë si partnerë në kuadër të Tvining Projektit ,,Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare” MK 18 IPA F1 03 20 të financuar nga Bashkimi Evropian.

Ligji i ri parashikon forcimin e pavarësisë financiare dhe operative të Entit Shtetëror të Revizionit  duke vepruar sipas rekomandimeve nga ana e subjekteve lëndë të revizionit dhe krijon mundësi për shqyrtimin e raporteve përfundimtare të revizionit nga ana e Kuvendit.

Këto janë përmirësime të rëndësishme në legjislacionin e revizionit shtetëror në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe Standardeve Ndërkombëtare për revizionin shtetëror të Institucioneve Supreme të Revizionit (ISSAI).

 

Postimi nga postimi

https://www.facebook.com/MinistryOfFinanceMK