dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

U nënshkrua Memorandum për mirëkuptim me UNDP

04.03.2022
Слика
Државниот завод за ревизија и УНДП потпишаа Меморандум за разбирање

Sot, Enti Shtetëror i Revizionit dhe UNDP nënshkruan Memorandum mirëkuptimi, i cili përcakton aktivitetet e ardhshme të përbashkëta që synojnë ndërtimin e një sistemi për revizion edhe më efikas dhe efektiv në vend. Memorandumi i nënshkruar nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorjan dhe Kryerevizori shtetëror i Entit Shtetëror për Revizion (ESHR), mr. Maksim Acevski, parasheh thellimin e bashkëpunimit aktual në disa segmente të punës së përbashkët.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Armen Grigorjan, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me Entin Shtetëror të Revizionit, duke theksuar rolin kyç të ESHR-së si institucion - ruajtës i fondeve publike.

“Duhet të kemi gjithmonë parasysh se llogaridhënia në shpenzimin e parave publike është një postulat bazë i qeverisjes demokratike. Prandaj, qëllimi i këtij Memorandumi i Mirëkuptimit është të kontribuojë në forcimin e përpjekjeve dhe aktiviteteve të përbashkëta në zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, forcimin e kapaciteteve të ISR-së, si dhe rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së institucioneve të sektorit publik”, tha Grigorjan.

Në fjalimin e tij, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski trajtoi pritjet nga bashkëpunimi i mëtutjeshëm që do të vazhdojë me qëllim të promovimit dhe avancimit të reformës së menaxhimit të financave publike në fushën e revizionit shtetëror, forcimin dhe ngritjen e kapaciteteve të revizorëve shtetërorë në fusha të ndryshme dhe menaxhimin efektiv të sistemeve, si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nëpërmjet digjitalizimit të proceseve dhe shërbimeve.

Memorandumi i Mirëkuptimit përcakton një sërë aktivitetesh që do të zbatohen në dy vitet e ardhshme, si: promovimi dhe avancimi i reformës së menaxhimit të financave publike dhe revizionit të jashtëm; kryerjen e revizioneve të pasqyrave financiare të përgatitura në bazë përllogaritëse, revizioneve për vlerën e parave (Value for money), revizioneve për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe revizioneve të njësive të vetëqeverisjes lokale; mbështetje për kapacitetet zhvillimore institucionale dhe organizative në menaxhimin e mjedisit; forcimi i transparencës dhe llogaridhënies nëpërmjet digjitalizimit të proceseve dhe shërbimeve.