dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takimi pune me Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të KB për Zhvillimin

10.02.2022
Слика
Работна средба со Постојаниот претставник на Програмата за развој на ОН (УНДП)

Sot, në ambientet e Entit shtetëror të revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski realizoi takim pune me Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Armen Grigorjan dhe shefin e Departamentit për Qeverisje Demokratike. Biljana Cvetanovska Gugoska.

Në takim, Kryerevizori shtetëror dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në vend, diskutuan për temat aktuale dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen. Aktivitetet kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve të revizorëve për kryerjen e revizioneve të pasqyrave financiare, revizione për Vleren e parasë (Value for money), revizionet për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, si dhe për kryerjen e revizioneve të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara shprehu kënaqësinë për aktivitetet e paraqitura të ESHR-së si Institucion Suprem i Revizionit, duke propozuar takime më të shpeshta ndërmjet përfaqësuesve të UNDP-së dhe ESHR-së me qëllim realizimin e aktiviteteve të përbashkëta duke zyrtarizuar bashkëpunimin me nënshkrimin të Memorandumit për bashkëpunim.

Kryerevizori shtetëror falënderoi për mbështetjen e deritanishme që Enti Shtetëror i Revizionit ka marrë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) si partner serioz, ndërsa njëherit shprehu edhe shpresën se ky bashkëpunim si sukses historik do të vazhdojë thellohet edhe në të ardhmen.