dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim me përfaqësues të misionit mbikqyrës të OSBE/ODHIR

12.10.2021
Слика
Средба со претставниците на ОБСЕ/ОДИХР

Me datë 05.10.2021 në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe zëvendësi i kryerevizorit shtetëror mr. Orhan Ademi mbajtën takim me përfaqësuesit e misonit mbikqyrës të OSBE/ODHIR e cila do ta ndjek zbatimin e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut që do të mbahen me 17 tetor 2021.  

Takimi u mbajt me kërkesë të përfaqësuesve të misionit mbikqyrës të OSBE/ODHIR me qëllim që të njoftohen me aktivitetet që i ndërmerr Enti Shtetëror i Revizionit në lidhje me zbatimin e kompetencave për parandalim dhe ndalim të korrupsionit, gjegjësisht ndjekjen e ligjshmërisë financiare të partive politike dhe fushatës zgjedhore.

Kryerevizori shtetëror theksoi se Enti Shtetëror i Revizionit me kryerjen e revizionit të partive politike dhe në vitet e kaluara në vazhdimësi sugjeron dhe konstaton disa dobësi sistemike në finanacimin e partive politike gjatë kohës së fushatave zgjedhor.