dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR publikoi Raportin vjetor për vitin 2020

29.06.2021
Слика
Годишен извештај за работата на ДЗР за 2020 година

Në vitin 2020, ESHR ka kryer gjithsej 58 revizione në të cilat janë përfshirë 481 subjekte të reviduara. Si rezultat i revizioneve të kryera, janë botuar gjithsej 82 raporte përfundimtare të revizionit, si më poshtë: 65 raporte të revizioneve të rregullshmërisë, 7 raporte të revizioneve të  pajtueshmërisë, 7 raporte të revizoneve të suksesit, 1 raport të revizionit të IT-së dhe 2 raporte të follow up revizioneve.

Raporti vjetor për vitin 2020 përmban 1014 gjetje të identifikuara dhe gjithsej 604 rekomandime. Gjatë revizioneve, u konstatuan dobësi në funksionimin e subjekteve të reviduara, si dhe në legjislacionin për të cilin ESHR-ja ka dhënë mendim dhe rekomandim për përmirësimin e gjendjes.

Me revizionet e kryera në vitin 2020 janë përfshire gjithsej 347.295 (në miliona denarë) të hyra publike dhe 184.432 (në miliona denarë) shpenzime publike. Në vitin 2020, treguesit për zbatimin e rekomandimeve të revizioneve janë përmirësuar ndjeshëm, gjë që tregon se kontributi i ESHR-së në drejtim të forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë gjatë shpenzimeve publike po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Përmbajtja e plotë e Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe punën e ESHR-së për vitin 2020 (versioni maqedonisht / shqip / anglisht) mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:

  1. https://dzr.mk/sites/default/files/2021-06/dzr-godisen-izvestaj-2020.pdf
  2. https://dzr.mk/sites/default/files/2021-06/Godisen_izvestaj_DZR_2020_ALB_0.pdf
  3. https://dzr.mk/sites/default/files/2021-06/Godisen_izvestaj_DZR_2020_ANG.pdf