Më datë 16.02.2026, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt debat publik mbi raportin përfundimtar të revizionit të Entit Shtetëror të Revizionit, për revizionin e TI-së së kryer të suksesit me temë: „Mundësia e përdorimit të inteligjencës artificiale në sektorin publik“.
Debati publik u mbajt në kuadër të Klub-it për Çështje dhe Politika Rinore, ndërsa ngjarjen e hapi deputetja dhe koordinatorja e Klub-it, znj. Dragana Bojkovska, e cila theksoi se shteti duhet të ecë në hap me demokracitë bashkëkohore që tashmë përdorin mjetet e inteligjencës artificiale, duke theksuar se edhe në punën e Kuvendit zbatohen disa zgjidhje të IA-së.
Në fjalën e tij hyrëse, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, theksoi se Enti Shtetëror i Revizionit përmes këtij revizioni të suksesit hap debat strategjik mbi gatishmërinë e sektorit publik për transformim digjital. Ai theksoi se raporti përfshin periudhën 2019–2024 dhe jep analizë gjithëpërfshirëse të kornizës institucionale, ligjore dhe teknike për zbatimin e inteligjencës artificiale.
„Pyetja kyçe që shtrojmë është nëse sektori publik është i gatshëm për zbatimin e inteligjencës artificiale. Në raport janë analizuar korniza strategjike, baza ligjore, burimet njerëzore, infrastruktura digjitale dhe mbrojtja e të dhënave personale”, theksoi z. Аcevski.
Raportin e prezantoi Këshilltari i Kryerevizorit shtetëror, Sasho Jakovçevski, i cili theksoi se për zbatimin efektiv të inteligjencës artificiale është e domosdoshme infrastrukturë digjitale gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme. Ai theksoi se shteti disponon një bazë të dhënash dhe njohurish në rritje, e cila, nëse sistematizohet dhe menaxhohet në mënyrë adekuate, mund të përbëjë një bazë solide për futjen e zgjidhjeve të inteligjencës artificiale në sektorin publik.
Në raport u konstatuan se gjatë periudhës së analizuar janë investuar rreth 6,1 milionë euro në 48 projekte të lidhura me këtë teknologji, por që ato nuk kanë rezultuar me implementim thelbësor dhe sistematik në sektorin publik. Në përputhje me gjetjet, është e nevojshme të vendoset kornizë strategjike e qartë, regjistër qendror i projekteve, investime në infrastrukturë moderne TI-së, si dhe forcim i vazhdueshëm i kapaciteteve njerëzore.
Ministri i Transformimit Digjital z. Stefan Andonovski, vuri në dukje se Ministria tashmë zbaton projekte me të cilat po vendosen themelet për aplikimin e inteligjencës artificiale në sektorin publik, duke theksuar se ajo duhet të përfaqësojë një transformim teknologjik në shërbim të qytetarëve – e orientuar drejt shërbimeve publike më efikase, më të qasshme dhe më cilësore.
Gjatë diskutimit u theksua se përdorimi i inteligjencës artificiale pa kornizë ligjore adekuate dhe gatishmëri institucionale mund të krijojë më shumë rreziqe sesa përfitime. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për miratimin e një strategjie kombëtare, rregullativë të qartë ligjore, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe sigurimin e nivelit të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale.
Shqyrtimi i raporteve përfundimtare të revizionit në kuadër të komisioneve dhe trupave parlamentare përfaqëson një aktivitet të paraparë në Memorandumin për Bashkëpunim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kuvendit, me qëllim forcimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe implementimin më efikas të rekomandimeve të revizionit.
Enti Shtetëror i Revizionit me këtë revizion edhe një herë e konfirmon rolin e tij si lider, i cili orienton në mënyrë strategjike drejt aplikimit të përgjegjshëm, etik dhe funksional të teknologjive të reja në shërbim të interesit publik.