dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Revizione të rregullshmërisë dhe revizione të partive politike dhe fushatave zgjedhore

05.03.2025

Procesi i planifikimit të revizionit të rregullshmërisë, faza e ekzekutimit përmes përdorimit të zgjedhjes së mostrës, testeve direkte dhe vlerësimit të rezultateve nga aktivitetet e revizorit, mënyra e raportimit të rezultateve nga revizioni i rregullshmërisë, me theks të veçantë në revizionet e partive politike dhe fushatave zgjedhore, si dhe gjendjet më të shpeshta të konstatuara në revizionet e fushatave zgjedhore dhe partive politike janë në fokusin e trajnimit të sotëm për revizorët shtetëror.

Ngjarja u organizua me mbështetjen e Programit Zviceran për Mbështetjen Zgjedhore dhe zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) në vendin tonë.

Ligjërueset në trajnimin e sotëm janë znj. Liljana Stojanova, këshilltare e kryerevizorit shtetëror dhe znj. Katerina Çallovksa Aleksovska, ndihmëse e kryerevizorit shtetëror të cilët përmes shembujve praktikë, njohuritë dhe përvojën e tyre reviduese ua kanë bartur kolegëve revizorë shtetërorë, duke lënë një mundësi për diskutime të frytshme dhe shkëmbim mendimesh.

Enti Shtetëror i Revizionit si Institucion Suprem i Revizionit në vend në vazhdimësi kryen revizione të punës financiare të partive politike, si dhe revizionin e subjekteve politike pjesëmarrës në fushatat zgjedhore në vend. 

Nga viti 2016, Fondi Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), përmes zyrës së tij në Shkup, siguron mbështetje teknike dhe logjistike për organizata dhe institucione për ndërtitimin e kapaciteteve të tyre.