Enti Shtetëror i Revizionit, i përfaqësuar nga kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, mori pjesë aktive në takimin e parë të trupit këshillues për procesin e krijimit të Hartës së Investimeve. Ky projekt përfaqëson fazë të re të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit (2024-2044) dhe zbatohet me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Formulimi i Hartës së Investimeve është i një rëndësie vendimtare për identifikimin e sektorëve prioritarë dhe mundësive për investime, në përputhje me qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe prioritetet strategjike të vendit. Harta e Investimeve do ti përfshinë gjashtë fusha strategjike edhe atë:
- Ekonomi e qëndrueshme, inovative dhe konkurente
- Zhvillim i qëndrueshëm lokal dhe rajonal që siguron kohezion
- Rivitalizim demografik dhe zhvillimi social dhe kulturor
- Sundimi i së drejtës dhe qeverisja e mirë
- Shoqëri e sigurte dhe rezistente
- Transformimi i gjelbër
Projekti synon të mundësojë monitorim më të mirë të investimeve dhe realizimin e synimeve të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit, me fokus qëndrueshmërinë dhe zhvillimin afatgjatë të shtetit.
Nëpërmjet kësaj nisme do të krijohet një pasqyrë më e qartë e sektorëve kyç të cilët do ta udhëheqin vendin drejt rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Pjesëmarrja e Entit Shtetëror të Revizionit në këtë proces është me rëndësi vitale, sepse institucioni do të siguron mbështetje eksperte të revizionit për monitorimin dhe zbatimit e këtyre projekteve të rëndësishme.