dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR në takimin e parë për krijimin e Hartës së Investimeve si pjesë e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit 2024-2044

16.09.2024

Enti Shtetëror i Revizionit,  i përfaqësuar nga kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, mori pjesë aktive në takimin e parë të trupit këshillues për procesin e krijimit të Hartës së Investimeve. Ky projekt përfaqëson fazë të re të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit (2024-2044) dhe zbatohet me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Formulimi i Hartës së Investimeve është i një rëndësie vendimtare për identifikimin e sektorëve prioritarë dhe mundësive për investime, në përputhje me qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe prioritetet strategjike të vendit. Harta e Investimeve do ti përfshinë gjashtë fusha strategjike edhe atë:

  • Ekonomi e qëndrueshme, inovative dhe konkurente
  • Zhvillim i qëndrueshëm lokal dhe rajonal që siguron kohezion
  • Rivitalizim demografik dhe zhvillimi social dhe kulturor
  • Sundimi i së drejtës dhe qeverisja e mirë
  • Shoqëri e sigurte dhe rezistente 
  • Transformimi i gjelbër

Projekti synon të mundësojë monitorim më të mirë të investimeve dhe realizimin e synimeve të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit, me fokus qëndrueshmërinë dhe zhvillimin afatgjatë të shtetit.

Nëpërmjet kësaj nisme do të krijohet një pasqyrë më e qartë e sektorëve kyç të cilët do ta udhëheqin vendin drejt rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Pjesëmarrja e Entit Shtetëror të Revizionit në këtë proces është me rëndësi vitale, sepse institucioni do të siguron mbështetje eksperte të revizionit për monitorimin dhe zbatimit e këtyre projekteve të rëndësishme.