dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

THIRRJE PËR PALËT E INTERESUARA PËR TË DORËZUAR KËRKESAT PËR REVIZION PËR PROGRAMIN VJETOR TË PUNËS SË ESHR-së PËR VITIN 2026

17.11.2025

Enti Shtetëror i Revizionit filloi me aktivitetet për përgatitjen e Programit Vjetor të Punës për vitin 2026 dhe fton të gjitha palët e interesuara të dorëzojnë kërkesa dhe propozime për subjekte dhe fusha të interesit publik që ata besojnë se duhet të përfshihen në program.

Programi Vjetor i Punës së ESHR-së për vitin 2026 do t’i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut më së voni deri në fund të muajit dhjetor, për qëllime informimi.

Gjatë përcaktimit të prioriteteve, ESHR respekton kriteret e përcaktuara në përputhje me standardet profesionale të INTOSAI-t, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të KB-së, Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2024–2044, si dhe vendimet strategjike të përcaktuara në Planin Strategjik të Revizionit 2024–2027.

Si institucion me përgjegjësi shoqërore, ESHR njihet për nivelin e lartë të transparencës, profesionalizmit dhe integritetit, dhe mbetet i përkushtuar për të promovuar qeverisjen e përgjegjshme dhe llogaridhënëse në sektorin publik.

🗓 Afati i fundit për dorëzim: 1 dhjetor 2025

👉 Kërkesat mund të dorëzohen:

Në formë të shkruar, në adresën: rr. ,,Pavel Shatev’ nr. 2, Pallati ‘Emanuel Çuçkov’’

Në formë elektronike nëpërmjet veb- formularit: Kërkesë për revizion | Enti shtetëror i revizionit