Më 13 nëntor 2025, në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski me Zëvendëskryerevizorin shtetëror mr. Orhan Ademi dhe përfaqësues të ESHR-së zhvilluan një takim pune me SH.T. Mihalis Rokas, Ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në takim u shkëmbyen informacione për aktivitetet dhe arritjet aktuale të ESHR-së, me fokus të veçantë në revizionin e Agjendës së Reformave, rolin e ESHR-së në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, mbështetja aktuale teknike e BE-së për përmirësimin e institucionit, si dhe iniciativat e ardhshme për forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira evropiane.
Ambasadori i BE-së përshëndeti përkushtimin e ESHR-së në përmirësimin e llogaridhënies publike dhe luftën kundër korrupsionit, dhe shprehu angazhim të fortë për mbështetje për:
- miratimin e Ligjit të ri për revizionin shtetëror;
- sigurimin e pavarësisë operative dhe financiare të ESHR-së;
- vlerësimin adekuat të punës së të punësuarve në ESHR;
- sigurimin e kapaciteteve të mjaftueshme administrative për zbatimin pa pengesa të kompetencave ligjore të institucionit; dhe
- forcimin e vlerës së shtuar të revizioneve përmes diskutimeve parlamentare dhe zbatimit të rekomandimeve nga raportet e revizionit.
Nga ana e ESHR-së u shpreh falënderim për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për angazhimin strategjik të Bashkimit Evropian për të kontribuar në forcimin e mëtutjeshme të pavarësisë institucionale, kapaciteteve dhe efikasitetit të Entit Shtetëror të Revizionit.