dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR dhe Kryqi i Kuq me hapa të përbashkët drejt më shumë llogaridhënieje dhe mbështetje humanitare

14.11.2025

Kryerevizori Shtetëror, mr. Maksim Acevski, realizoi vizitë pune në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga sekretari i përgjithshëm, dr. Sait Saiti.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe menaxhimit të mirë në funksionimin e organizatave humanitare, si dhe për mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kryqit të Kuq. Të dy institucionet theksuan nevojën për modele të forta, të përgjegjshme dhe transparente të funksionimit, të cilat ndërtojnë besimin e qytetarëve.

Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e jashtëzakonshme, bashkëpunimin afatgjatë dhe afirmimin e vlerave njerëzore, Sekretari i Përgjithshëm Saiti i dorëzoi Kryerevizorit shtetëror mirënjohje. Kjo njohje përbën simbol të respektit ndaj udhëheqjes dhe përkushtimit institucional, që me shembull personal dhe profesional promovojnë solidaritetin, kujdesin për shoqërinë dhe humanizmin si parime kyçe shoqërore.

Enti Shtetëror i Revizionit, përmes misionit të tij për transparencë dhe llogaridhënie, tregon në mënyrë të qëndrueshme edhe përgjegjësinë e tij njerëzore, duke ndërtuar një urë besimi me qytetarët përmes aktiviteteve humanitare, donacioneve në momente të fatkeqësive natyrore dhe tragjedive njerëzore, si dhe përmes organizimit të disa aksione të dhurimit të gjakut.

Këto aktivitete janë konfirmim se forca e vërtetë e institucioneve nuk matet vetëm nga rezultatet profesionale, por edhe nga humanizmi, solidariteti dhe përkushtimi ndaj të mirës së përbashkët.

Vizita ishte konfirmim për përkushtimin e përbashkët të të dy institucioneve për të vazhduar bashkëpunimin në drejtim të përmirësimit të transparencës, integritetit dhe kujdesit për qytetarët.