Në periudhën nga 24 deri më 25 korrik 2025, Enti Shtetëror i Revizionit ishte nikoqir i delegacionit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, të kryesuar nga znj. Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme.
Në kuadër të vizitës dyditore të punës u mbajtën prezantime me temë përmbajtja dhe vizualizimi i Raportit Vjetor të Entit Shtetëror të Revizionit dhe revizioni i mjeteve nga fondet e Bashkimit Evropian, ku janë shkëmbyer përvojat, praktikat dhe sfidat që kanë të bëjnë me përgatitjen e raporteve vjetore, transparencën, përdorimin e të dhënave dhe mjeteve vizuale për komunikim me publikun, si dhe metodologjinë për revizionin e mjeteve të BE-së.
Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të njohurive ndërmjet institucioneve supreme të revizionit, me qëllim forcimin e kapaciteteve të revizorëve, transparencës dhe ndikimit të revizionit në sektorin publik.
Nga ana tjetër, znj. Vlora Spanca, Auditorja e Përgjithshme e Kosovës theksoi rëndësinë e hapjes dhe gatishmërisë së Entit Shtetëror të Revizionit për të ndarë praktika të mira dhe qasje inovative në revizion. Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti të qëndrueshëm dhe të mësuarit të përbashkët, që do të kontribuojë në avancimin e funksionit të revizionit si në nivel kombëtar ashtu edhe rajonal.
Vizita përbënte një mundësi të shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet të dy institucioneve dhe për nismën e formave të reja të shkëmbimit profesional dhe aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.