Enti Shtetëror i Revizionit, në përputhje me Programin Vjetor të Punës për vitin 2024 dhe nenin 85 të Kodit Zgjedhor, kreu revizion financiar së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të raporteve të përgjithshme financiare të llogarive "për fushatë zgjedhore" të të gjithë pjesëmarrësve në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2024.
Me revizion u përfshinë raportet e përgjithshme financiare të llogarive transaksionare "për fushatë zgjedhore" të: Koalicionit „Për të Ardhmen Evropiane“ i udhëhequr nga LSDM, Koalicionit „Maqedonia Jote“ i udhëhequr nga VMRO–DPMNE, Koalicionit „Guxim për Maqedoninë“ i udhëhequr nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë – GROM, Koalicionit „Fronti Evropian“ i udhëhequr nga BDI, Partisë Politike E MAJTA, Koalicionit VLEN, Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë Tonë, - Maqedonia e Vetme, PP Alternativa e Re Shkup, Partisë Politike AVAJA, Lëvizjes Qytetare Evropiane, - Epoka e Tretë Maqedonase / Listat e Pavarura Maqedonase, Partia Jote, Rodina Maqedonia, PP E
DJATHTA, PP DEMOKRATËT Shkup dhe Partia e Punëtorëve.
Për secilin nga pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore është përgatitur raport i veçantë i revizionit, në të cilin është shprehur opinion për raportin e përgjithshëm financiar dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore relevante, udhëzimet dhe politikat e vendosura.