Enti Shtetëror i Revizionit me sukses e realizoi Programin Vjetor të Punës për vitin 2024 dhe vazhdoi të japë kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e llogaridhënies publike, transparencës dhe menaxhimit të përgjegjshëm me fondet publike.
Me datë 27 qershor 2025, në pajtim me nenin 33 paragrafi 2 të Ligjit për revizionin shtetëror (,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë’’ nr. 66/2010, 145/2010, 12/2014, 43/2014, 154/2015, 192/2015, 27/2016, 83/2018 dhe ,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut’’ nr.122/2021 dhe 3/25), Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, ia dorëzoi Raportin Vjetor Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi.
Në kuadër të programit të zbatuar, ESHR kreu 88 revizione, u përgatitën 132 raporte të revizionit, ndërsa janë përfshirë 239 subjekte nga sektori publik.
Revizionet e zbatuara në vitin 2024 rezultuan me shqyrtime dhe rekomandime të rëndësishme për përmirësimin e kontrolleve dhe menaxhimit financiar në sektorin publik.
Gjatë revizioneve të kryera janë:
- U identifikuan 1.240 gjetje të rëndësishme, të cilat sugjerojnë për dobësi, lëshime dhe rreziqe të ndryshme në menaxhimin me fondet publike
- Janë dhënë 882 rekomandime për përmirësimin e punës së institucioneve, me të cilat vazhdon trendi i nivelit t[ë lartë të implementimit – 85% veprim sipas rekomandimeve të dhëna më parë
- Vëllimi i reviduar prej mbi 452 miliardë denarë në të hyrat publike dhe 227 miliardë denarë në shpenzime publike, që tregon përfshirje të konsiderueshme të mjeteve me të cilat menaxhojnë institucionet publike
- Janë konstatuar parregullsi në prokurimet publike në vlerë mbi 1.7 miliardë denarë, si dhe prokurime shtesë 16.2 milionë denarë të zbatuara pa procedurë të zbatuar të prokurimit publik.
Puna e Entit Shtetëror të Revizionit siguron vlerë të shtuar të lartë – çdo denar i investuar në buxhetin e ESHR-së më së paku kthen 18 denarë prapa në buxhetet shtetërore dhe komunale.
Me qëllim të sigurimit të inspektimit objektiv dhe gjithëpërfshirëse në menaxhimin me burimet publike, Enti Shtetëror i Revizionit në vitin 2024 zbatoi:
- 72 revizione të rregullshmërisë, me theks në ligjshmërinë dhe rregullsisë në punë
- 10 revizione të suksesit, të fokusuar në vlerësimin e efektivitetit dhe efikasitetit të politikave dhe programeve publike
- 4 revizione të TI-së, të fokusuar në sigurinë dhe efikasitetin e sistemeve informatike
- 2 revizione të pajtueshmërisë, me qëllim kontrollin e respektimit të rregullativës dhe standardeve të përcaktuara
Fokusi edhe këtë vit u vu në çështjet me rëndësi për qytetarët: shpenzim transparent i fondeve publike, efikasitet i investimeve kapitale, përmirësim i shërbimeve publike, menaxhim me të ardhurat dhe shpenzimet publike, si dhe forcimin e sigurisë së TI-së në institucione.
Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, në pjesën hyrëse të Raportit theksohet orientimi strategjik i ESHR-së drejt ndërtimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore:
,,Investimi në njohuritë dhe aftësitë e burimeve njerëzore mbetet parimi ynë udhëheqës, sepse kjo është një investim që gjithmonë shpërblehet – për institucionin, për shtetin dhe më së shumti për qytetarët’’.
Me qasje profesionale, të pavarur dhe të përgjegjshme, Enti Shtetëror i Revizionit mbetet indikator kyçë në forcimin e besimit publik dhe përmirësimin e menaxhimit me fondet publike.
Përmbajtjen e plotë të Raportit Vjetor mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:
https://dzr.mk/sites/default/files/2025-06/GI_DZR_2024_ALB.pdf
Dorëzimi i Raportit Vjetor për Revizionet e Kryera dhe Punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2024:
https://dzr.mk/sites/default/files/2025-06/Pismo_dostava_GI2024_Sobranie_RSM_June2025.pdf