dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Delegacioni i ESHR-së në vizitë te Gjykata e Revizionit e Mbretërisë së Belgjikës

19.05.2025

Më 16 maj 2025 në Bruksel, delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit, i udhëhequr nga Kryerevizori Shtetëror, z. Maksim Acevski, zhvilloi një takim dypalësh me delegacionin e Gjykatës së Revizionit të Mbretërisë së Belgjikës, të udhëhequr nga Kryetarja e gjykatës, znj. Fllorens Tis (Florence Thys - Cour des Comptes)  i dedikuar njohjes së drejtpërdrejtë me misionin, objektivat dhe operacionet e dy Institucioneve Supreme të Revizionit, mandatin e tyre, si dhe shqyrtimin e mundësive për vendosjen e një bashkëpunimi dypalësh institucional dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e revizionit shtetëror.

Takimi dypalësh filloi me prezantim të detajuar të mandatit të Gjykatës së Revizionit të Mbretërisë së Belgjikës, e cila është një nga institucionet më të vjetra supreme të revizionit në botë, e themeluar më 30 dhjetor 1830, pothuajse njëkohësisht me krijimin e shtetit belg, dhe që për gati 195 vjet është gardian i fondeve publike të qytetarëve të Mbretërisë së Belgjikës.  

Sot Gjykata e Revizionit të Belgjikës përfaqëson një institucion bashkëkohor suprem të revizionit, i cili i zbatonë standardet në kryerjen e revizionit shtetëror të Institucioneve Supreme të Revizionit (ISSAI) me cilësi më të larta.

Më pas, në përputhje me agjendën e takimit dypalësh, delegacioni i ESHR-së mbajti një prezantim për ngritjen dhe zhvillimin e ESHR-së si Institucion Suprem i Revizionit, në kuadër të të cilit u prezantua themelimi dhe zhvillimi historik i ESHR-së, mandati, kompetencat, punjonësit dhe kapacitetet institucionale të ESHR-së, kontributi i institucionit në bashkëpunimin ndërkombëtar si dhe komunikimi me palët e interesuara.

Treguesit për matjen e vlerës së shtuar nga funksionimi i ISR-së, në përputhje me parimet e INTOSAI P-12, si dhe komunikimi me palët e interesuara, ngjallën interes të veçantë tek kolegët nga ISR e Belgjikës, duke pasur parasysh se, siç theksoi Kryetarja e Gjykatës së Revizionit, znj. Fllorens Tis, komunikimi i ISR-së së Belgjikës me palët e interesuara përkatësisht me qytetarët, mediumet dhe organizata civile në Belgjikë paraqet një nga objektivat strategjike më të rëndësishme në kuadër të mandatit të saj, për të cilën në mënyrë të veçantë vlerësoi ESHR-në për suksesin e arritur në këtë fushë të veprimit.

Pasuan diskutime për përcaktimin e mundësive për vendosjen e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të ndërsjellë ndërmjet revizorëve të të dy vendeve mbi tema me interes të përbashkët, në drejtim të avancimit të metodologjive të revizionit, me qëllim përfundimtar sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës afatgjatë dhe të qëndrueshme në menaxhimin me fondet publike.

Vlen të theksohet se në takim ishte i pranishëm edhe z. Sebastijan Lepers, anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Revizorëve të NATO-s (IBAN), të cilit z. Maksim Acevski dhe znj. Florens Tis i shprehën mirënjohje të veçantë për koordinimin dhe mbështetjen logjistike në organizimin e takimit të parë dypalësh ndërmjet të dy ISR-ve, gjithashtu në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga IBAN-i dhe nga Gjykata e Revizionit të Rumanisë.   

Duke shprehur gatishmërinë për të pranuar ftesën e Kryerevizorit Shtetëror, mr. Maksim Acevski, për një vizitë dypalëshe në Entin Shtetëror të Revizionit, Kryetarja e Gjykatës së Revizionit të Mbretërisë së Belgjikës, znj. Florens Tis, njëkohësisht konfirmoi gatishmërinë e Gjykatës së Revizionit të Belgjikës për të ndërtuar një marrëdhënie me ESHR-në, të bazuar në shkëmbim të vazhdueshëm të njohurive dhe përvojës, hapje të mundësive për bashkëpunim dhe nisma të përbashkëta që do të kontribuojnë në avancimin e efikasitetit dhe qasjes së revizionit shtetëror, që është në interes të qytetarëve të të dyja shteteve.

 

 

Фото 7

 

 

Фото 6

 

 

Фото 5

 

 

 

Фото 4

 

 

Фото 3

 

Фото 2

 

 

 

 

Фото 1