Në periudhën nga 12 deri më 16 maj 2025, delegacion i Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR), i udhëhequr nga Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, mori pjesë në vizitë studimore dhe trajnim në selinë e NATO-s në Bruksel. Vizita u organizua nga Këshilli Ndërkombëtar i Revizorëve të NATO-s (IBAN), si pjesë e trajnimit vjetor kushtuar shkëmbimit të përvojave dhe avancimit të kapaciteteve të revizionit.
Programi përfshinte trajnim profesional që u mbajt më 12 dhe 13 maj 2025 mbi temat e proceseve të revizionit, metodologjive dhe standardeve që IBAN i zbaton në punën e tij, si dhe njohjen me strukturën dhe mandatin e Këshillit. Delegacioni i ESHR-së pati mundësinë të takohet dhe të shkëmbejë drejtpërdrejt përvoja me anëtarët dhe revizorët e IBAN-it, si dhe me përfaqësues nga Gjykata e Revizionit të Rumanisë, të cilët gjithashtu morën pjesë në trajnim me ftesë të IBAN-it.
Në kuadër të programit, më 14 maj 2025, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, së bashku me anëtarin e ri të Këshillit të IBAN-it, dr. Ivan Ignjatov, i emëruar me propozim të ESHR-së, zhvilluan takim dypalësh me Kryetarin e IBAN-it, z. Radek Visinger. Takimi ishte i përqendruar në thellimin e bashkëpunimit institucional, në përputhje me Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar në tetor 2024.
Më 15 maj 2025 u zhvillua takimi vjetor i Institucioneve Supreme të Revizionit të vendeve anëtare të NATO-s, në takim u diskutua Raporti Vjetor për aktivitetet e IBAN-it për vitin 2024, si dhe aspekte të ndryshme të punës së tij dhe prioritetet e ardhshme në fushën e revizionit të sigurisë dhe mbrojtjes.
Në takim, ndër të tjerët, mbajtën fjalime edhe Kryetari i Gjykatës Evropiane të Revizionit, z. Toni Marfi dhe Kryetarja e Dhomës së Kontabilitetit të Ukrainës, znj. Olga Pishçanska.
Në kuadër të takimit u zhvilluan disa takime dypalëshe, ndër të cilat edhe me Kryetarin e Gjykatës Evropiane të Revizionit, z. Marfi dhe Kryetarin e Gjykatës së Revizionit të Rumanisë, z. Mihal Busiok.
Në ditën përmbyllëse të programit, më 16 maj 2025, delegacioni i ESHR-së do të realizojë vizitë në Gjykatën e Revizionit të Belgjikës, ku do të pritet nga Kryetarja, znj. Fllorens Tis.
Këto aktivitete përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të ESHR-së në komunitetin ndërkombëtar të revizionit dhe kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të revizionit në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.





