Hë hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, realizoi takim me zonjën Mediha Agar, përfaqësuese e Misionit për mbështetje të zbatimit të projektit "Ndërtimi i institucioneve efektive, transparente dhe llogaridhënëse për menaxhimin me financat publike në Maqedoninë e Veriut (P176366)", financuar nga Banka Botërore.
Kryerevizori shtetëror theksoi rezultatet e arritura të ESHR-së, me theks të veçantë në përparimin e institucioneve në pajtueshmërinë me standardet bashkëkohore të revizionit ritjen e transparencës dhe forcimin e bashkëpunimit me të gjitha palët e interesuara. Ai gjithashtu shprehu falënderime për mbështetjen nga ana e Bankës Botërore, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve aktuale që janë të fokusuara në zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe modernizimin e proceseve të punës.
Znj. Agar vlerësoi arritjet e ESHR-së dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje të mëtejshme, veçanërisht në fushën e përgatitjes dhe zbatimit të udhëzimeve metodologjike për revizionin sistematik të instrumenteve dhe kredive nga Plani i Rritjes, si dhe për Agjendën e Mirë të Reformës. Ajo theksoi se njohuritë dhe përvoja e ESHR-së mund të shërbejnë si model për vendet e tjera të rajonit, me çka e konfirmon rolin drejtues të institucionit në ndërtimin e mekanizmave efikase për revizionin shtetëror të sektorit publik.
Nëpërmjet aktiviteteve të projektit, Banka Botërore do të mbështesë Entin Shtetëror të Revizionit në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve për revizion në përputhje me standardet e reja për raportimin e qëndrueshmërisë (Sustainability Disclosure Standards). Kjo mbështetje do të mundësojë që institucioni të kontribuojë në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe integrimit të parimeve të qëndrueshmërisë në sektorin publik, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.