dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim bilateral në Sarajevë për tema në fushën e revizionit shtetëror

04.04.2025

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Kryerevizori i Institucionit Suprem të Revizionit të Bosnjës dhe Hercegovinës z. Hrvoje Tvrtkoviq, mbajtën takim bilateral në Sarajevë, kushtuar forcimit të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e revizionit shtetëror.

Në frymën e memorandumit për bashkëpunim, takimi ishte mundësi për thellimin e bashkëpunimit nëpërmjet shqyrtimit të mundësive për zbatimin e revizioneve për tema me interes të përbashkët. Ky qasje jo vetëm që do të kontribuojë në përmirësimin e metodologjive të revizionit, por dhe do të forcojë llogaridhënien dhe transparencën në menaxhimin me fondet publike.

Gjithashtu, diskutimet mbuluan aspekte kyçe të praktikës së revizionit, duke përfshirë rëndësinë e zhvillimit të kornizës së qartë të kompetencave dhe avancimin e vazhdueshëm të punonjësve, forcimin e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare, si dhe shkëmbimin e njohurive dhe praktikave të mira për zbatimin më efikas të aktiviteteve të revizionit.

Theks i veçantë iu kushtua revizioneve të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe rëndësisë së prezantimit efektiv të gjetjeve të revizionit, me qëllim rritjen e ndikimit të tyre dhe vlerës së shtuar në sektorin publik.

Në takim u konfirmua përkushtimi I të dy institucioneve për shkëmbim të vazhdueshëm të njohurive dhe përvojave, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim dhe iniciativa të përbashkëta që do të kontribuojnë në përmirësimin e efikasitetit dhe disponueshmërisë së revizionit shtetëror, me qëllim sigurimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë më të madhe në interes të qytetarëve.