dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim bilateral me Presidentin e Gjykatës së Revizionit të Republikës së Italisë

27.03.2025

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski zhvilloi takim bilateral me Presidentin e Gjykatës së Revizionit të Republikës së Italisë, z. Guido Carlino, ku shkëmbyem përvojat lidhur me zhvillimin institucional, transparencën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. 

Në kuadër të takimit, përfaqësuesit e Entit Shtetëror të Revizionit prezantuan aspektet kyçe të zhvillimit institucional, me fokus në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të revizionit dhe përmirësimin e proceseve të revizionit shtetëror.

U theksua veçanërisht transparenca dhe komunikimi aktiv me palët e interesuara, si një bazë për rritjen e besimit në gjetjet dhe rekomandimet e revizioneve. Për më tepër, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, me qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të punonjësve përmes pjesëmarrjes në iniciativa rajonale dhe ndërkombëtare.

„Enti Shtetëror i Revizionit është një institucion i fuqishëm, i pavarur dhe model, i cili vazhdimisht forcon kapacitetet e tij, prezanton metodologji inovative të revizionit dhe kontribuon aktivisht në përmirësimin e transparencës publike. Angazhimi ynë për zhvillim profesional dhe transparencë nuk është vetëm një synim, por një realitet që konfirmohet përmes rezultateve konkrete dhe ndikimit në rritje të raporteve të revizionit në publik“ – theksoi z. Acevski.

Presidenti i Gjykatës së Revizionit të Italisë, z. Guido Carlino, përgëzoi dinamikën e zhvillimit të ESHR-së dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për ndërtimin e një sistemi efikas dhe të përgjegjshëm të revizionit të jashtëm. Ai ra dakord se komunikimi aktiv dhe transparent me palët e interesuara, jo vetëm që forcon besimin në gjetjet e revizionit, por gjithashtu kontribuon në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe përgjegjshmërisë në menaxhimin e fondeve publike. Z. Carlino theksoi se përmirësimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve të këtyre institucioneve është kyç për arritjen e standardeve më të larta dhe efikasitetit në procesin e revizionit.

Në kuadër të diskutimit u shqyrtuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit përmes trajnimeve të përbashkëta, projekteve dhe pjesëmarrjes në organizata ndërkombëtare, me qëllim të përmirësimit të njohurive dhe aftësive të punonjësve.

Gjatë vizitës, zhvilluan edhe takim pune me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, ku u diskutua mbi praktikat pozitive të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve dhe insutucioneve supreme të revizionit te të dy shteteve.