dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Barazia gjinore dhe buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, revizionet e komunave dhe vizualizimi i të dhënave

06.03.2025

Sot është mbajtur trajnim për përpunonjësit e Entit Shtetëror të Revizionit në përputhje me planin vjetor për avansim të vazhdueshëm profesional për vitin 2025, me mbështetjen e Trupit të Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave – UN Women.

Ndihmësja e kryerevizorit shtetëror znj. Marina Blazheska prezantoi gjendjet e konstatuara nga revizionet e kryera mbi të ardhurat nga taksat, shtesat dhe taksat në njësitë e vetëqeverisjes lokale (NJVL), me theksë të veçantë në revizionet e kryera mbi taksën për pronën, shtesat për rregullimin e tokës ndërtimore dhe taksën komunale për përdorimin e hapësirës përpara ambienteve të biznesit për ushtrimin e aktiviteteve.

Përgatitja e flowchart, paraqitja skematike e proceseve kyçe, vizualizimi i proceseve dhe standardet ISSAI në hartimin e proceseve dhe përcaktimin e kontrolleve ishin në fokus të prezantimit të mr. Sasho Jakovçevski, ndihmës i kryerevizorit shtetëror.

Ndihmësi udhëheqësi i revizionit z. Gorast Nikolloski i prezantoi gjetjet kyçe të përcaktuara në revizionet të barazisë gjinore dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, me theks të veçantë në:

  • Kuptimi i barazisë gjinore dhe mekanizmat për integrimin e aspekteve gjinore në politikat publike;
  • Roli i Entit Shtetëror të Revizionit në avancimin e barazisë gjinore;
  • Fazat në revizonin gjinorë të suksesit;
  • Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor dhe kategoritë e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.