dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Dobësi në zbatimin e masave për punësim dhe shpërndarja jo e barabartë e fondeve në vitin 2023

19.02.2025

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT                                                                               

 - Njoftim për mediume -              

Shkup, 20.02.2025

Dobësi në zbatimin e masave për punësim dhe shpërndarja jo e barabartë e fondeve në vitin 2023

Në vitin 2023, u konstatuan dobësi në zbatimin e masave për punësim, përfshirë dhe shpërndarjen jo të barabartë të fondeve ndërmjet rajoneve të planifikimit. U konstatua edhe mungesa në aktivitetet për trajnimin e aftësive të avancuara të TI-së, që është një nga objektivat e Agjencisë, çka tregon nevojën për përmirësim të efikasitetit dhe shpërndarjes së drejtë të burimeve

 

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë së Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Agjencia) për vitin 2023.

Me revizionin e kryer për vitin 2023 është shprehur mendim me rezervë për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe mendim i pafavorshëm për pajtueshmërinë me rregulloren ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosur. 

Për pagesën e mjeteve për kompensim monetar në rast papunësie në vitin 2023, janë paguar mjete në shumën totale prej 1.305.639 mijë denarë, gjegjësisht 21 milionë euro, q; tregon trend në rënie në krahasim me vitin 2022, gjegjësisht janë paguar më pak mjete në vlerë prej 102.071 mijë denarë.

Pagesa e mjeteve për kompensim monetar për periudhën nga 2019-2023

Te pagesat e shpenzimeve mbi këtë bazë, është konstatuar se te disa nga lëndët të cilat janë përfshirë me revizionin, dokumentacioni ka qenë i paplotë, pra është konstatuar mungesa e një pjese të dokumentacionit të kërkuar, e cila vjen si pasojë e mungesës së shpejtësisë në punën e disa qendrave të punësimit, dhe një pjesë e dokumentacionit është siguruar ose përgatitur pas skadimit të afatit të caktuar ligjor, për shkak të mos vendosjes së shkëmbimit elektronik të të dhënave dhe lidhjes së evidencës ndërmjet Agjencisë dhe SPI.  

Për realizimin e gjithsej 14 programeve dhe masave për punësim të parashikuara me planin operativ për vitin 2023, janë shpërndarë mjete në shumën prej 1.239.596 mijë denarë, ose 20 milionë euro, që krahasim me vitin 2022 është një ulje prej 13% (viti 2022 - 1.420.003 mijë denarë ose 23 milionë euro).

                                                                                                                                                                       000 denarë

Shpërndarja e mjeteve sipas programeve dhe masave për 2022 dhe 2023

Pjesa më e madhe e mjeteve për programet dhe masat aktive për punësim shpërndahen për masën e mbështetjes dhe vetëpunësimit (sipërmarrjes).

Një nga kriteret për ndarjen e mjeteve për masat aktive për punësimet është zhvillimi i barabartë rajonal. Revizorët kanë konstatuar se gjatë shpërndarjes së mjeteve nuk është respektuar principi i zhvillimit të barabartë rajonal i tetë rajoneve planifikuese, në mënyrën si është përcaktuar në udhëzimin operativ dhe planin operativ.

 

Për disa nga rajonet planifikuese është shpërndarë një shumë më e lartë e mjeteve në krahasim me përqindjet e përcaktuara për pjesëmarrje në përputhje me Vendimin për klasifikimin e rajoneve planifikuese sipas shkallës së zhvillimit. Zakonisht, mjetet që janë shpërndarë për rajonet planifikuese nga pjesa qendrore dhe lindore e vendit janë më të ulëta, ndërsa mjetet e shpërndara në rajonin planifikues të shkupit dhe rajonet planifikuese në pjesën perëndimore të vendit janë përcaktuar shuma më të larta, me çka në disa raste tejkalimi është edhe për katër herë më i madh se shuma e përcaktuar në vendim.

 

                                                                                                                                                 000 denarë

                              Shpërndarja e mjeteve sipas rajoneve planifikuese

Sa i përket kontrolleve të brendshme në lidhje me përdorimin e synuar dhe ligjor të mjeteve të ndara për masa aktive punësimi, revizioni ka konstatuar se nuk janë të mjaftueshme, ku shumica e procesverbaleve i referoheshin kontrolleve të kryera zyrtarisht me formulime të përgjithshme pa dhënë një përshkrim më të detajuar të qëllimit për të cilin janë përdorur mjetet, gjegjësisht pajisjet e blera me fondet e subvencionuara.

Gjatë vitit 2023, për masën Trajnim për përvetësim të shkathtësive në fushën e aftësive të avancuara të TI-së është paguar një shumë prej 87.080 mijë denarë, gjegjësisht 1,4 milionë euro, që në krahasim me vitin 2022 paraqet rritje prej 47.361 mijë denarë, ose 54%. Revizorët kanë konstatuar se numri i kandidatëve që kanë kaluar me sukses provimin e parashikuar pas përfundimit të trajnimit është i ulët dhe arriti në 22% në shtator 2024. Duke marrë parasysh se për këtë aktivitet përdoren shuma të konsiderueshme mjetesh, gjendja e konstatuar tregon se masa nuk e ka arritur efektin e saj të plotë, për shkak se pjesa më e madhe e kandidatëve nuk e kanë realizuar me sukses trajnimin dhe nuk e kanë përfunduar provimin.

Revizorët kanë konstatuar dobësi dhe mangësi edhe në mënyrën e realizimit të procedurës për prokurimin publik të lëndës drusore (peleta) në shumën totale prej 2.100 mijë denarë, gjegjësisht 34 mijë euro, ku çmimet e tregut për peleta në momentin e dorëzimit kanë qenë mbi dy herë më të ulëta se çmimi me të cilin është realizuar kjo procedurë.

Revizorët gjithashtu konstatuan më shumë dobësi në mënyrën e zbatimit dhe realizimit të procedurës për prokurim të pajisjeve informatike – personale, kompjutera portabël dhe printera në pjesën që ka të bëjë me pajisjet e TI-së për të cilat është lidhur kontratë në vlerë prej 20.587 mijë denarë, përkatësisht 334.800 euro, e cila është realizuar plotësisht në vitin 2024, që ka ndikim në përdorimin ekonomik, efektiv dhe efikas të fondeve dhe respektimin e parimeve bazë të Ligjit për Prokurimin Publik.

Në pajtim me Marrëveshjen Kolektive të Agjencisë, janë parashikuar edhe pikë për drejtorin dhe zëvendësdrejtorin, që është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për punësimin dhe sigurimin në rast papunësie. Duke filluar nga muaji qershor 2019, është parashikuar që gjendja e lartpërmendur të zgjidhet me nënshkrimin e një kontrate menaxheriale midis drejtorit të emëruar, zëvendësdrejtorit dhe Qeverisë.

Deri në ditën e revizionit, pagesa e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit bëhet pa kontrata të lidhura menaxheriale, që ndikon në mënyrën e menaxhimit dhe llogaritjen e pagave.

Për tejkalimin e gjendjes së konstatuara, janë dhënë rekomandime me qëllim që të ndërmerren masa dhe aktivitete nga personat dhe organet kompetente në funksion të përmirësimit të gjendjeve.

 

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected] 
Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]