dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

U nënshkrua memorandum për bashkëpunim – mundësi të reja për zhvillimin e arsimit të lartë dhe revizionin shtetëror

04.11.2024

Sot, më 01.11.2024, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit u nënshkrua memorandum bashkëpunimi ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi". Ky memorandum përfaqëson një etapë të re në zhvillimin dhe inovacionet në arsimin e lartë dhe revizionin shtetëror.

Kryerevizori shtetëror mr. Maxim Acevski, së bashku me prof. dr. Vesna Janevska, ministre e arsimit dhe shkencës dhe prof. dr. Biljana Angelova, rektore e Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi", shprehën përkushtimin e tyre për krijimin e një partneriteti afatgjatë, të bazuar në besim dhe mirëkuptim.

Qëllimi i bashkëpunimit është forcimi i koordinimit të ndërsjellë dhe zhvillimi i platformes për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, e cila është vendimtare për përparimin e arsimit të lartë dhe interesit shoqëror.

“Me përpjekje të përbashkëta, mundemi të zhvillojmë zgjidhje inovative dhe t'i përgatisim studentët tanë për sfidat reale në sektorin publik, me qëllim që të krijojmë një mjedis kontrolli që do të mundësojë menaxhim më efektiv të burimeve dhe shërbim të përmirësuar për qytetarët”, theksoi z. Acevski. Ai shtoi se ky partneritet do të mundësojë shkëmbim të rëndësishëm të përvojave dhe njohurive, që është e rëndësisë vitale për zhvillimin e profesionit dhe shoqërisë në tërësi.

Me memorandumin, palët u obliguan për shkëmbim aktiv të përvojave profesionale dhe praktikave të mira në fushën e revizionit. Zbatimi i mësimit praktik për studentët dhe organizimi i eventeve edukative dhe trajnimeve të specializuara, që janë pjesë e planeve ambicioze që i përmban memorandumi dhe përdoret për subjektet juridike nënshkrues të këtij memorandumi.

Ky memorandum është një hap i rëndësishëm përpara në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe efikasitetit të institucioneve publike, si dhe rritjen e njohurive dhe aftësive të revizorëve shtetërorë.