Më datë 23.10.2024, në kuadër të iniciativave për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve Supreme të Revizionit të Maltës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacion i Institucionit Suprem të Revizionit të Maltës i kryesuar nga Kryerevizori z. Çarls Deguara ndodhet në vizitë dypalëshe në Entin Shtetëror të Revizionit.
Duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe përkushtimin për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, duke prezantuar punën e ESHR-së dhe rezultatet e arritura, iu referua situatave kryesore të prezantuar në Raportin Vjetor për Punën e ESHR-së për vitin 2023.
Në temën “Vlerësimi i rrezikut gjatë planifikimit të revizionit”, z. Çarls Deguara nga Institucioni Suprem i Revizionit të Maltës u fokusua në metodologjitë dhe instrumentet që mund të ndihmojnë në identifikimin e rreziqeve gjatë planifikimit të aktiviteteve të revizionit, si dhe rëndësinë e menaxhimit strategjik me rreziqet për arritjen e objektivave të revizionit.
Përfaqësuesit nga të dy delegacionet diskutuan për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy ISR-ve, e cila përfshin shkëmbimin e ideve të praktikave të mira, projektet dhe aktivitetet e përbashkëta, si dhe mundësitë për trajnim dhe zhvillim të kapaciteteve profesionale dhe qëndrime studimore për punonjësit.
Ky takim bilateral konfirmoi përkushtimin e të dy institucioneve për vazhdimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit, me qëllim të përmirësimit të praktikave të revizionit dhe menaxhimit me mjetet publike në interes të qytetarëve.