dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Raporti përfundimtar i revizionit të Entit Shtetëror të Revizionit diskutohet për herë të parë në seancë plenare në Kuvend

22.10.2024

Sot, më 22.10.2024, në seancën e 16-të plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për herë të parë në historinë e Entit Shtetëror të Revizionit, është shqyrtuar dhe diskutuar raporti përfundimtar i revizionitESHR-së, përkatësisht për raportin përfundimtar për revizionin e kryer të suksesit me temë “Efektiviteti i masave për parandalimin e largimit të kuadrit me arsimi të lartë dhe profesional’’”.

Kryerevizori shtetëror, z. Maksim Acevski, para kryetarit të Kuvendit, z. Afrim Gashi dhe para deputetëve në sallën plenare shprehu bindjen se kjo mënyrë e shqyrtimit të raporteve përfundimtare të revizionit të Entit Shtetëror të Revizionit në seancat plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuojë për një veprim më efikas të institucioneve kompetente sipas rekomandimeve të dhëna nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Në ekspozen e tij, z. Acevski theksoi se çdo shtet, duke përfshirë edhe vendin tonë, duhet të kujdeset për kuadrin e tij me arsim të lartë dhe të gjenerojë politika dhe masa që do të zvogëlojnë emigracionin nga shteti.

Në raportin përfundimtar të revizionit të publikuar, në konkluzion thuhet se me revizionin e kryer dhe metodologjinë e zbatuarrevizionit dhe dëshmitë e mbledhura të revizionit, është arritur bindje se aktivitetet e institucioneve kompetente bartëse të politikave për menaxhimin me migracionin nuk janë efektive në zvogëlimin e largimit të kuadrit me arsim të lartë nga shteti.

Më parë, më 8 tetor 2024, në Komisionin për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës Energjetike, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski para kryetarit të komisionit z. Bojan Stojanovski, ministres së arsimit dhe shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, dhe para deputetëve anëtarë të komisionit të departamentit, i elaboroi situatat kryesore të konstatuara në raportin përfundimtar të revizionit që u diskutua sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.