dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Konferenca për kapacitetet kombëtare të vlerësimit në Republikën e Kinës

17.10.2024

Delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit i udhëhequr nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski merr pjesë në konferencën për kapacitetet kombëtare të vlerësimit (NEC 2024), e cila po mbahet në periudhën 14-18 tetor 2024, në Pekin, Republika e Kinës, e organizuar nga Zyra e UNDP-së për Vlerësim Kombëtar (IEO), Agjencia e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Kinës ( CIDCA) dhe Iniciativa Globale e Vlerësimit (GEI).

Kontributi i konferencës është në drejtim të forcimit të kapaciteteve, sistemeve të modernizimit të Qeverive dhe bashkëpunimit të politikave ndërsektoriale, me qëllim të përballjes me efikasitet dhe efektivitet të sfidave si: pandemia, kriza me ushqim, kriza energjitike dhe etj.

Prezencën e NEC 2024, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski e shfrytëzoi edhe për të zhvilluar disa takime dypalëshe me përfaqësues nga disa vende dhe institucione ndërkombëtare duke përfshirë takime me znj. Isabelle Mercier, drejtoreshë e Zyrës së UNDP-së për vlerësimin e pavarur, z. Achim Steiner, administrator i UNDP-së, z. Cui Zhenlong, drejtori i përgjithshëm i Sektorit për llogaridhënie të Entit Kombëtar të Revizionit, z. Li Qianwen, zëvendës kryetar i Universitetit të Revizionit në Republikën e Kinës dhe z. Zhao Fengtao, zëvendës kryetar i agjencionit kinez për bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor.

Në takimet e mbajtura të punës, Kryerevizori shtetëror theksoi rolin dhe rëndësinë e Institucioneve Supreme të Revizionit, të cilat me revizionet e kryera dhe rekomandimet e dhëna çojnë në përmirësimin dhe forcimin e sistemeve kombëtare për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ), si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale.

Në konferencë u ndanë përvoja dhe praktika të ndryshme të vendeve në lidhje të forcimit të sistemeve kombëtare të vlerësimit dhe rolit të tyre në arritjen e OZHQ, forcimit të kapaciteteve vlerësuese, veçanërisht në fushën e mjedisit të qëndrueshëm dhe ndryshimeve klimatike, gjithëpërfshirjes dhe rëndësisë së zërit qytetarit. U theksua se bashkëpunimi global, përdorimi efektiv i teknikave të vlerësimit, evidencat e kapshme, të përgjegjshme dhe adekuate, si dhe dixhitalizimi i sektorit publik sigurojnë sisteme vlerësimi më të mira dhe më efikase. Në pjesën e fundit u prezantua plan veprimi i propozuar për sistemet e përgjegjshme të vlerësimit për vitin 2030.