dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Humanizmi si udhërrëfyes për bashkëpunim të përbashkët

30.09.2024

Më 30.09.2024, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, dr. Sait Saiti, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.

Ky memorandum është një hap i rëndësishëm në drejtim të forcimit të mbështetjes humanitare dhe bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me qëllim të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta që synojnë mbështetjen e kategorive të cenueshme të popullsisë dhe promovimin e parimeve humanitare.

Palët kontraktuese, të udhëhequr nga dëshira për të krijuar një partneritet, ranë dakord të punojnë së bashku në fushën e dhurimit të gjakut, të ndihmës së parë dhe të mbështetjes psikosociale, si dhe në organizimin e ngjarjeve publike që do të kontribuojnë në të mirën e komunitetit.

Në kuadër të nismës së saj humanitare, Enti Shtetëror i Revizionit, me qëllim për të ndihmuar në ballafaqimin me pasojat nga zjarret që përfshinë Maqedoninë, siguroi mjete financiare prej 100.000 denarë, duke demonstruar përkushtim ndaj komunitetit dhe mbështetje për më të prekurit.

Ky memorandum do të siguron bazë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe forcimin e partneritetit ndërmjet Kryqit të Kuq dhe Entit Shtetëror të Revizionit, në interes të qytetarëve të vendit tonë.

Me këtë rast dhe shënimin e 25 vjetorit të Entit Shtetëror të Revizionit, u organizua aksion i dhurimit të gjakut, i cili prej kohësh është bërë traditë në ESHR. Kjo ngjarje humanitare është pasqyrë e angazhimit të punonjësve për të treguar humanitetin dhe solidaritetin e tyre, duke dhënë një shembull për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe mbështetjes së kategorive të cenueshme në shoqërinë tonë.