dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim bilateral në Republikën e Serbisë për revizionin kooperativë të suksesit

27.09.2024

Në periudhën 26 dhe 27 shtator delegacion i Entit Shtetëror të Revizionit i kryesuar nga Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, po qëndron në Beograd, për një takim pune bilateral në Institucionin Shtetëror të Revizionit të Republikës së Serbisë, në kuadër të revizionit kooperativë të suksesit me temë ,,Planifikimi urban i infrastrukturës së gjelbër në qytete’’.

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski duke shprehur mirënjohje për mikpritjen e nikoqirëve, theksoi kënaqësinë me cilësinë e aktiviteteve të realizuara, duke përkujtuar se në periudhën e ardhshme do të ketë aktivitete nga faza e raportimit dhe përgatitja e draft/raporteve përfundimtare të revizionit.  

Bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy institucioneve përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave të ekipeve të revizionit nga të dy vendet është thelbësor për këtë revizion kooperativë dhe do të ofron vler të shtuar nga puna e Institucioneve Supreme të Revizionit, në drejtim të planifikimit dhe mirëmbajtjes dhe zhvillimit më të mirë hapësinor të infrastrukturës së gjelbër, në fjalimin e tij hyrëse theksoi Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski.

Në takimin bilateral, përfaqësuesit nga të dy institucionet prezantuan rezultatet e fazës së ekzekutimit të revizionit kooperativë të suksesit me temë ,,Planifikimi urban i infrastrukturës së gjelbër në qytete’’.