dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Shkëmbimi i praktikave të përvojës në zbatimin e mbikëqyrjes financiare

26.09.2024

Sot, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit u organizua punëtori për shkëmbimin e përvojës dhe praktikave në veprimin ndërmjet Institucioneve Supreme të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Zvicrës dhe sekretariatit të Kuvendit dhe shërbimeve parlamentare zvicerane, me mbështetje të Institutit Kombëtar Demokratik (IKD) në kuadër të Programit për mbështetje parlamentare, të përkrahur nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).   

Duke pasur parasysh se raportet dhe gjendjet e konstatuara të Institucioneve Supreme të Revizionit janë dokumentet më të rëndësishme nëpërmjet të cilave shteti kryen kontroll të pavarur mbi shpenzimin e mjeteve publike, u theksua roli i legjislativit për nevojën e shqyrtimit kritik të tyre dhe ndërmarrjes së veprimeve dhe masave konkrete në lidhje me to.

Punëtoria u hap me fjalët hyrëse të Kryerevizorit shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Kryetarit të Institucionit Suprem të Revizionit të Republikës së Zvicrës, mr. Paskall Shtirniman të cilët iu referuan bashkëpunimit të deritanishëm të Institucioneve Supreme të Revizionit me parlamentin dhe shërbimet parlamentare, si dhe për praktikat e vendosura të shqyrtimit dhe diskutimit të raporteve përfundimtare të revizionit në kuadër të trupave të kuvendit.

Në punëtori, nëpërmjet prezantimeve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit i ndanë përvojat e tyre të deritanishëm në komunikimin dhe bashkëpunim ndërmjet Institucioneve Supreme të Revizionit dhe shërbimeve parlamentare, në drejtim të një mjedisi efikas të kontrollit.