dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u prezantua Raporti Vjetor për Punën e ESHR-së për vitin 2023

20.09.2024

Më 12 shtator 2024, në seancën e katërmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është shqyrtuar dhe miratuar Raporti Vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e ESHR-së për vitin 2023 dhe për të njëjtin janë miratuar konkluzione.

Në ekspozenë e tij para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryerevizori shtetëror prezantoi Raportin Vjetor të ESHR-së për vitin 2023, i cili elaboroi dhe përmbante të dhëna për gjithsej 66 revizione, nga të cilat janë publikuar 100 raporte të revizionit, përfshirë 140 subjekte lëndë të revizionit dhe 957 gjendje të konstatuara. 

Gjithashtu, Kryerevizori shtetëror theksoi se Enti Shtetëror i Revizionit duke vepruar në përputhje me standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t në pjesën e asaj se çfarë do të thotë të bësh ndryshim për jetën e qytetarëve, si Institucion Suprem i Revizionit zbatoi dhe konstatoi më shumë se 18 indikatorë të cilat paraqesin indikator matës për punën e institucionit.   

Në fund të ekspozesë së tij, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski shprehu shqetësimin nëse merren parasysh të dhënat se 46% e konkluzioneve dhe opinioneve të dhëna nga Enti Shtetëror i Revizionit janë të pafavorshme në raport me raportet financiare për punën e subjekteve të sektorit publik. 

Paraprakisht, më 06.09.2024, z. Acevski e prezantoi Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2023 dhe në seancën e tretë të Komisionit për Financim dhe Buxhet.