dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Përforcim i bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetërore të Revizionit dhe Institucionit Suprem të Revizionit të Republikës Çeke

16.09.2024

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski realizoi takim zyrtar me z. Mirosllav Kalla, Kryetar i Institucionit Suprem të Revizionit të Republikës Çeke.

Në takimin bilateral, i cili u zhvillua në frymën e mirëkuptimit dhe mbështetjes së ndërsjellë, të dy institucionet prezantuan për zhvillimin e tyre, sukseset, si dhe sfidat me të cilat përballen, dhe njëherazi u diskutuan edhe tema me interes të përbashkët me qëllim të thellimit të bashkëpunimit.

Në fokus të diskutimit ishte shqyrtimi i mundësive për angazhim dhe pjesëmarrje shtesë të Entit Shtetëror të Revizionit në grupet e punës dhe iniciativat e EUROSAI-t, ku ISR-ja e Republikës Çeke tashmë ka një kontribut të rëndësishëm, përvoja e kolegëve çekë në zbatimin e aktiviteteve të revizionit në kuadër të EUROSAI-t, me fokus në metodat dhe qasjet inovative si dhe shkëmbimin e ekipeve të ekspertëve për të mundësuar mbështetje më të mirë të fushave kryesore të revizionit.

Në kuadër të vizitës z. Acevski dhe z. Kalla realizuan takim pune me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Afrim Gashi, në të cilin u shqyrtuan praktikat pozitive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit.

Ky takim paraqet një hap të rëndësishëm në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy institucioneve dhe do të kontribuojë në përmirësimin e praktikave të revizionit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike.