dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Përmirësimi i gjendjes në fushën e transformimit digjital

15.08.2024

Sot në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendës kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi realizuan takim pune me ministrin e transformimit digjital, z. Stefan Andonovski dhe sekretaren shtetërore znj. Gordana Klinçarova.

Në fokus të takimit të punës së mbajtur ishte përcaktimi i gjendjeve kyçe në raportet përfundimtare të revizionit të publikuara të Entit Shtetëror të Revizionit në periudhën e kaluar në fushën e teknologjisë informative, të cilat ESHR i kryen si revizione të TI-së në përputhje me Programin Vjetor të Punës.

Ministri i Transformimit Digjital theksoi qasjen serioze në rishikimin e raporteve përfundimtare të revizionit, si dhe marrjen e masave dhe aktiviteteve konkrete sipas rekomandimeve të dhëna, duke theksuar se edhe në periudhën e ardhshme me Ministrinë e Transformimit Digjital me rëndësi të veçantë do të shqyrtoen të gjitha raportet e revizionit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe transformimit digjital.