Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski realizoi takim pune me znj. Vesna Ivankoviq Kastared, Udhëheqëse e Zyrës së UN Women në vendin tonë.
Në takim e realizuar, të dy bashkëbiseduesit iu referuan bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm dhe diskutuan aktivitetet e ardhshme të përbashkëta ndërmjet ESHR-së dhe Trupit të Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave - UN Women për përfshirjen e perspektivës gjinore në kryerjen e revizioneve.
Enti Shtetëror i Revizionit në bashkëpunim dhe me mbështetjen e UN Women në vazhdimësi përpiqet të siguron dukshmërinë e politikave të cilat duhet të kontribuojnë për realizimin dhe implementimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm numër 5 – Barazi Gjinore.
Enti Shtetëror i Revizionit paraqet partner serioz dhe i besueshëm i UN Women në promovimin e revizionit gjinor dhe përfshirjen e aspekteve gjinore në politikat kryesore.