dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune i Kryerevizorit shtetëror me u.d. drejtorin e Byrosë për Prokurime Publike

12.08.2024

Sot, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski realizoi takim pune me znj. Mare Bogeva – Micovska, u.d. drejtore e Byrosë për Prokurime Publike.

Në takimin e punës, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për tema dhe fusha me interes të përbashkët dhe bashkëpunim të ndërsjellë dhe atë për:

  • Aktivitetet e ndërmarra në kuadër të trupit koordinues për monitorimin e prokurimeve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2022 – 2026, në të cilin Enti Shtetëror i Revizionit ka përfaqësues;

  • Monitorimi i ndikimit dhe rezultateve të qëllimeve strategjike dhe operative të zbatimit të strategjisë për avancimin e sistemit të prokurimit publik;

  • Aktivitetet e ndërmarra të grupit të punës i formuar me vendim të Kryerevizorit shtetëror, për përgatitjen e broshurës sipas Doracakut për gabimet më të shpeshta në zbatimin e procedurave të dhënies së kontratave të prokurimit publik.

Enti Shtetëror i Revizionit me Programin Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2023, kreu revizionin e pajtueshmërisë me temën ,,Procesi i dhënies së kontratave të prokurimit publik’’, në të cilin "flamujt e kuq" të vendosur në Raportin e publikuar për flamujt e kuq nga Byroja e Prokurimit Publik janë përdorur si kriter për vlerësimin e rreziqeve dhe për përzgjedhjen e subjekteve të përfshira me revizion.