dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Delegacion i ESHR-së mori pjesë në 180 vjetorin e Institucionit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Serbisë

29.07.2024

Në periudhën 24-26 korrik, delegacion i Entit Shtetëror të Revizionit i kryesuar nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, mori pjesë në shënimin e përvjetorit të Institucionit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Serbisë, i cili festoi 180 vjet nga themelimi i Kontrollit Kryesor, ai që sot është Institucioni Shtetëror i Revizionit të Republikës së Serbisë. 

Me ekspozitën e hapur të titulluar “Nga Kontrolli Kryesor te Institucioni Shtetëror i Revizionit 1844-2024” në Kuvendin Kombëtar të Republikës së Serbisë, zyrtarisht filloi përkujtimi treditor i jubileut, në të cilin përveç delegacionit nga Enti Shtetëror i Revizionit morën pjesë edhe përfaqësues të disa Institucioneve Supreme të Revizionit.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski së bashku me bashkëpunëtorët e tij morën pjesë aktive në konferencën me rastin e përvjetorit të ISR-së së Serbisë, ku në tre panele diskutuan rëndësinë e revizionit shtetëror në revizionin e shpenzimit të mjeteve publike, trendeve të zhvillimit dhe bashkëpunimi i ndërsjellë i Institucioneve Supreme të Revizionit, si dhe për përfitimet e revizionit shtetëror dhe vlerës së shtuar për vendin dhe qytetarët.

Në shenjë të bashkëpunimit jashtëzakonisht të mirë ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Institucionit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Serbisë dhe aktiviteteve të përbashkëta të realizuara me sukses, Kryetari i Institucionit Shtetëror të Revizionit z. Dushko Pejoviq i dorëzoi një letër falënderimi Kryerevizorit shtetëror mr. Maksim Acevski me shpresë të sinqertë që ky bashkëpunim i suksesshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen.