dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kryerevizori shtetëror z. Maksim Acevski në takim pune me ministrin e mbrojtjes

23.07.2024

Sot, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski realizoi takim pune me ministrin për mbrojtje, z. Vllado Misajllovski.

Kryerevizori shtetëror, z. Acevski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve në drejtim të përmirësimit të menaxhimit me mjetet publike dhe transparencës në institucionet. Në takim është diskutuar edhe për zbatimin e rekomandimeve nga revizionet,  si dhe planet për revizionet e ardhshme që do të mundësojnë përmirësim të mëtejshëm të punës së subjekteve nga fusha e mbrojtjes.

Ministri theksoi rëndësinë dhe rolin e Entit Shtetëror të Revizionit si Institucion Suprem i Revizionit në vend dhe njëherë theksoi se revizioni shtetëror është një instrument kyç për përmirësimin e efektivitetit dhe efikasitetit të përdorimit të mjeteve publike në institucionet.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se puna e përbashkët dhe mbështetja e ndërsjellë janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të rekomandimeve dhe për sigurimin e shkallës së lartë të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve, dhe me këtë krijim të një mjedisi më të mirë kontrolli dhe mbrojtjeje të fondeve të tatimpaguesve.