dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kuvend 2024 - 2028: Angazhime të reja në luftën kundër korrupsionit

06.07.2024

Nevojitet vullneti i jashtëzakonshëm politik si nga qeveria edhe nga opozita, përpjekje ndërpartiake, si dhe rikthim të besimit tek gjyqësori, Kuvendi dhe institucionet tjera për të arritur efekt në luftën kundër korrupsionit.

Ky është konkluzioni nga eventi “Kuvendi 2024-2028: Angazhime të reja në luftën kundër korrupsionit” kushtuar rolit të Kuvendit në forcimin e luftës kundër korrupsionit, i cili u mbajt më 5 korrik 2024, organizuar nga Institutit për Demokraci në Shkup.

Kryerevizor shtetëror, mr. Maksim Acevski, Ljupço Prenzov, kryetar i Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, Servet Demiri, anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Misha Popoviq, udhëheqës i Qendrës për Qeverisje të Mirë në Institutin për Demokraci morën pjesë në këtë event si folës kyç.

Në fjalën e tij, Kryerevizori shtetëror theksoi se deputetët duhet të mbledhin forcat dhe deri në fund të vitit ta miratojnë Ligji për revizion shtetëror, i cili ka bredhur nëpër institucione.

Dua të theksoj se në vitin 2021 ESHR dhe Kuvendi nënshkruan memorandum për bashkëpunim dhe për herë të parë në histori po ndërmerren aktivitete mes ESHR-së dhe Kuvendit.

‘Jam i nderuar dhe shpreh kënaqësi që raporti vjetor i ESHR-së u diskutua për më shumë se katër orë dhe u arritën 12 konkluzione të cilat janë në drejtim të mbështetjes së punës së ESHR-së. Besoj se bashkëpunimi ynë me Kuvendin do të vazhdojë dhe do të intensifikohet dhe se raporte të caktuara do të shqyrtohen në komisionet amë të Kuvendit”.

Mendoj se është koha e fundit që raportet e caktuara të revizionit të meritojnë vëmendje edhe në seancat plenare”, tha Acevski.

Në këtë event deputetë, përfaqësues të institucioneve përkatëse dhe të sektorit civil diskutuan për forcimin e rolit të Kuvendit në luftën kundër korrupsionit në katër vitet e ardhshme. Diskutimi u fokusua në temat kryesore dhe prioritetet në luftën kundër korrupsionit, si dhe instrumentet për sigurimin e ndihmës, por edhe llogaridhënien nga institucionet që përgjigjen para Kuvendit.