Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Entit Shtetëror për Revizion dhe Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut hapi rrugë të reja për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.
Me ndihmën e partnerit shumëvjeçarë, Fondacioni Vestminster për Demokraci në vendin tonë, u mbajt punëtoria ku janë analizuar përvojat e deritanishme dhe u shqyrtuan mundësitë për përmirësimin e komunikimit, shkëmbimit të informacionit dhe punës në terren ndërmjet dy institucioneve.
Në fjalimin e tij Kryerevizori shtetëror z. Maksim Acevski theksoi se shpreh besim të fortë se bashkëpunimi ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Prokurorisë Publike ka potencial për të bërë progres të rëndësishëm në përmirësimin e menaxhimit dhe rritjen e efikasitetit, ekonomisë dhe efektivitetit në përdorimin e fondeve publike, ndërsa me këtë dhe krijimin e një mjedisi kontrolli që do të rrisë nivelin e përgjegjësisë dhe do të sigurojë përdorimin e ligjshëm të fondeve të tatimpaguesve.
Edhe Prokurori Publik i RMV-së z. Lupço Kocevski theksoi kënaqësinë dhe mbështetjen e tij për bashkëpunim më intensiv ndërmjet dy institucioneve kyçe që kontribuojnë në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve.
Gjatë punëtorisë, grupet punuese diskutuan në mënyrë aktive për procedurat në lëndët individuale në prokuroritë publike, të formuara në bazë të raporteve përfundimtare të revizionit të Entit Shtetëror të Revizionit. Kjo mundësoi komunikim shtesë ndërmjet revizorëve shtetërorë dhe prokurorëve publikë kompetentë, në drejtim të propozimit të aktiviteteve për koordinim më të ngushtë në veprimin dhe sigurimin e provave për një procedurë eventuale penale.
Duke marrë parasysh rolin dhe rëndësinë e të dy institucioneve për funksionimin efikas të sistemit juridik dhe për sigurimin e qeverisje së drejtë në vendin tonë, ndërsa njëherazi dhe udhëzime të përpunuara për të vepruar, këto iniciativa forcojnë ndjeshëm marrëdhëniet ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Prokurorisë Publike, që në të vërtet jo vetëm që përmirëson kapacitetet për të përmbushur detyrimet e tyre, por dhe ndjeshëm e rrit besimin e publikut në punën e tyre, duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe integritet.