dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR nikoqir i eventit promovues

22.05.2024

Enti Shtetëror i Revizionit me rastin e prezantimit të rezultateve të revizionit paralel të suksesit me temën ,,Gatishmëria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë për zbatimin e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm deri më vitin 2030’’, ishte nikoqir i eventit promovues në të cilën morrën pjesë përfaqësues nga Institucionet Supreme të Revizionit të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Sllovakisë, të mbështetur nga Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).  

Në këtë event, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, shprehu mirënjohjen e tij për të pranishmit dhe përfaqësuesit e institucioneve supreme të revizionit të cilët gjithashtu treguan një rol aktiv dhe punë të jashtëzakonshme në kuadër të këtij revizioni paralele.

Në fjalimin e tij hyrës, Kryerevizori shtetëror theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në revizionet paralele me institucionet e tjera supreme të revizionit si një nga prioritetet kryesore të Entit Shtetëror të Revizionit, si mënyrë për të forcuar vazhdimisht në mënyrë profesionale aftësitë e revizionit dhe përmirësimin e cilësisë së procesit të revizionit.

Fjalime hyrëse gjithashtu patën edhe Sh.T. z. Henrik Markush, ambasador i Republikës së Sllovakisë, z. Armen Grigorjan, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, z. Dushko Pejoviq, president dhe revizor i përgjithshëm shtetëror i Institucionit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Serbisë dhe z. Lubomir Andrashi, president i Zyrës Supreme të Revizionit të Republikës së Sllovakisë.  

Theks i përbashkët i adresimit të tyre ishte rëndësia e promovimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe vendeve të ndryshme si element bazë për arritjen e synimeve të përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave, njohurive dhe resurseve në fushën e revizionit. Këto fjalime mbështetën atmosferën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe ndarjes së ideve ndërmjet pjesëmarrësve, duke krijuar një bazament për vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv dhe të frytshëm edhe në të ardhmen.

Nëpërmjet prezantimeve të pjesëmarrësve u përcollën sfidat dhe perspektivat e ndryshme për hulumtimin e mënyrave për të përmirësuar gatishmërinë për arritjen e qëllimeve të kësaj agjende të rëndësishme zhvillimore.

Eventi ishte një platformë ideale për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet pjesëmarrësve. Shkëmbimi i përvojave krijoi frymëzim dhe inkurajim për të vazhduar me përpjekje aktive në mbështetje të nismave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Aktivitetet në kuadër të revizioneve paralele në fushën e monitorimit të zbatimit të Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, si dhe eventet të përbashkëta ndërmjet dy institucioneve u realizuan me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).