dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Forumi i hapur kundër korrupsionit

07.12.2023

Në prag të Ditës ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit (9 dhjetor), me ftesë të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), me datë 6 dhe 7 dhjetor Kryerevizori shtetëror,  mr. Maksim Acevski mori pjesë si panelist në ,,Forumin e hapur kundër korrupsionit’’ të mbështetur nga USAID dhe Rrjeti Rajonal Kundër korrupsionit (SELDI) i mbështetur nga Bashkimi Evropian. 

Në panel diskutimin të titulluar ,,A i kemi përmbushur premtimet për luftë kundër korrupsionit?’’, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski duke theksuar rezultatet dhe vlerën e shtuar nga puna e Entit Shtetëror të Revizionit para të pranishmëve shprehu kënaqësinë që udhëheq me një institucion në të cilën punojnë punonjës me shkallë të lartë të profesionalizmit, përgjegjësisë dhe integritetit.  

Në këtë drejtim, Kryerevizori shtetëror theksoi se është koha e fundit që në vendin tonë të njohim dhe lavdërojmë historitë e suksesit në sistemin e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit edhe pa i gjeneralizuar gjendjet, ndërsa Enti Shtetëror i Revizionit si Institucion Suprem i Revizionit do të përpiqet me përkushtim maksimal për të kontribuar nëpërmjet gjendjeve të konstatuara në raportet përfundimtare të revizionit drejt krijimit të një mjedisi kontrolli cilësor dhe efikas.

Forumin kundër korrupsionit me fjalim hyrëse e hapën Kryetari i shtetit, z. Stevo Pendarovski, Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, z. Dejvid Gir dhe drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Udhëheqje të Mirë të USAID-t, znj. Don Karmin, pasuar nga një prezantim i drejtorit të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), z. Aleksandar Krzhalovski për gjetjet kyçe nga Raporti për vlerësim të korrupsionit në vend.   

Në ditën e dytë të forumit të hapur, me ftesë të Transparency International Maqedoni në kuadër të panel diskutimit me temë ,,Cili është çmimi i luftës kundër korrupsionit?’’, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski potencoi se Enti Shtetëror i Revizionit është një nga institucionet më të rralla në vend e cila në Raportin Vjetor të Punës së ESHR-së, në mënyrë transparente i publikon shumat e mbështetjes nga donatorët me të cilët ESHR bashkëpunon, në të cilin shihet se me cilët projekt donator zbatohen aktivitetet e projekteve, duke u kujdesur që me secilin donator të mbulohen fusha të ndryshme dhe të mos ketë dzfishim të aktiviteteve të zbatuara, dhe rregullisht informon për aktivitetet dhe takimet e punës me trupin diplomatik në vend dhe delegacionin e BE-së në Shkup. 

këtë event morën pjesë përfaqësues të shumtë nga institucionet kompetente për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, përfaqësues nga organizatat civile që janë anëtare të Platformës për luftën kundër korrupsionit, si dhe përfaqësues nga organizata dhe mediat vendase dhe ndërkombëtare.