dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Thellimi i bashkëpunimit me Prokurorinë Publike

01.12.2023

Me datë 01.12.2023, u mbajt punëtoria me temë: ,,Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut me fokus së Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me mbështetje të Fondacionit Vestminster për Demokraci (WFD) në vend.   

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski në fjalën e tij hyrëse shprehu kënaqësinë nga komunikimi dhe bashkëpunimi i intensifikuar ndërmjet ESHR-së dhe Prokurorisë Publike të RMV-së, si rezultat i nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, si dhe potencoi se pret ky bashkëpunim i thelluar me PPRM të sjellë rezultate konkrete dhe veprime ndaj raporteve përfundimtare të revizionit dhe nga Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.  

Në punëtorinë ku morën pjesë prokurorët publik nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Sekretari i Përgjithshëm i ESHR-së, z. Aleksandar Popovski prezantoi draftin e Udhëzimit të detyrueshëm për revizorët shtetëror në rast të dyshimit të konstatuar për vepër penale ose shfrytëzim të paligjshëm të fondeve, formularin për dorëzimin e Raporteve Përfundimtare të Revizionit dhe formularin për marrjen e informacioneve kthyese që duhet të kontribuojnë për komunikim dhe bashkëpunim më efikas ndërmjet ESHR-së dhe JORM.

Ndihmëset e Kryerevizorit shtetëror, znj. Sonja Kambovska dhe znj. Rosica Shaleviq Hristovska patën prezantim për gjendjet më të shpeshta të konstatuara në raportet e revizionit dhe për strukturën e raporteve të revizionit dhe nëpërmjet shembujve praktikë nga fragmente të raporteve përfundimtare të revizionit kontribuan në diskutime konstruktive dhe propozime nga pjesëmarrësit e punëtorisë së sotëm.