dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Edukimi për trajnues të Programit për Parandalimin e Korrupsionit

29.11.2023

Me datë 27 dhe 28 nëntor, 18 revizor të autorizuar shtetëror morën pjesë në mënyrë aktive për trajnues të Programit për Parandalim të Korrupsionit, si aktivitet në kuadër të projektit ,,Aktivitet kundër korrupsion dhe integritetit’’ të cilën Enti Shtetëror i Revizionit e zbaton me Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhorë (IFES), dhe me mbështetje nga ana e USAID-it.    

Në periudhën e kaluar, bashkëpunimi i suksesshëm i ESHR-së me Institutin e Autorizuar për Kontabilitete dhe Financa Publike (CIPFA) dhe Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhorë (IFES) rezultoi me realizimin e suksesshëm të Programit për Parandalim të Korrupsionit të 101 punonnjësve nga ESHR-ja të  cilët u përvetësuan me Certifikatë Ndërkombëtare për menaxhim me rreziqet nga korrupsioni.  

Punëtorinë për trajnuesit të cilën e zbatuan znj. Fiona Faithbrain dhe znj. Liljana Cvetanoska, trajnere në CIPFA, kanë synim ti rrisin aftësitë dhe njohurit e punonjësve të Entit Shtetëror të Revizionit si ligjërues dhe trajnues të ardhshëm në aktivitetet e mëtutjeshme në fushën e parandalimit të korrupsionit dhe shpërndarjen e duhur të njohurive dhe aftësive të fituara në trajnime të brendshme dhe të jashtme për zhvillim të vazhdueshëm profesional.

Programi për parandalim të korrupsionit është përgatitur dhe zhvilluar si program ambicioz nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC) dhe Instituti i Autorizuar për Kontabilitete dhe Financa Publike – CIPFA, dhe mbështetur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhorë IFES dhe USAID.