dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Avancimi i zhvillimit profesional të punonjësve të ESHR-së

29.11.2023

Enti Shtetëror i Revizionit investon në avancimi dhe zhvillimin profesional të punonjësve të cilët nga ana tjetër tregojnë entuziazëm për njohuri të reja, vizion të ri dhe përsosmëri të aftësive të tyre

Me datë 27 dhe 28 nëntor 2023, punonjësit e Entit Shtetëror të Revizionit morën pjesë në punëtorinë dyditore  me temën ,,Përgatitja e Programit Vjetor të Entit Shtetëror të Revizionit në bazë të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit dhe analiza e raporteve financiare”.

Fokusi i punëtorisë ishte përgatitja e Programit Vjetor për Punën e Entit Shtetëror të Revizionit duke i përfshirë edhe qëllimet e vendosura të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit, e cila do të pasqyrojë aspiratat, pritshmëritë dhe perceptimet për një shoqëri më të zhvilluar ekonomikisht dhe mirëqenie për qytetarët. 

Në fjalimin hyrës, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski duke iu falënderuar organizatorëve të kësaj punëtorie, Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë (UNDP) theksoi kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e deritanishëm si partner serioz i cili investon në avancimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve të Entit Shtetëror të Revizionit, të cilët nga ana tjetër tregojnë entuziazëm për njohuri të reja, vizion të ri dhe përsosmëri të aftësive të tyre.

Strategjia Kombëtare e Zhvillimit është një dokument gjithëpërfshirës për zhvillimin ekonomik, social, ekologjik dhe kulturor të vendit tonë në 20 vitet në vijim, qëllimi i të cilit është sigurimi i prioriteteve afatgjata zhvillimore.

Trajnues në këtë punëtori ishte prof. dr. Marina Trpeska, profesoresh ordinare në Fakultetin Ekonomik në UKIM, ndërsa njëherazi edhe anëtare në Këshillin Fiskal e propozuar nga Enti Shtetëror i Revizionit, e cila përveç për fushat strategjike, prioritetet dhe treguesëve për matjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe përfshirja e saj në Programin Vjetor të Entit Shtetëror të Revizionit, në punëtori gjithashtu përfshiu edhe temat të lidhura me procedura analitike dhe analiza të raporteve financiare, analiza e raportit dhe zbatimi praktik i raporteve financiare nga sektori publik, si dhe analiza Cost Benefit.