dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Programi për parandalim të korrupsionit u realizua me sukses

24.11.2023

Qasja serioze e Entit Shtetëror të Revizionit si institucion i cili vazhdimisht investon në avancimin dhe forcimin e kapaciteteve të punonjësve të tij dhe dora e zgjatur për bashkëpunim të suksesshëm me organizatat ndërkombëtare, Instituti i autorizuar për kontabilitet dhe financa publike (CIPFA) dhe Fondacioni Ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES) mundësoi pjesëmarrjen edhe mundësinë për 100 revizor të autorizuar shtetëror të cilët sot në eventin final morën Certifikatën Ndërkombëtare për menaxhim me rreziqet e korrupsionit.      

Në fjalimin r tij hyrë, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, duke iu falënderuar për mundësinë e dhënë përfaqësuesve të Institucioneve të autorizuar për kontabilitet dhe financa publike (CIPFA) dhe të Fondacionit Ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES), theksoi se është krenar për të gjithë punonjësit për mundësinë e shfrytëzuar për të avancuar zhvillimin e tyre profesional dhe edukimin në fushën e parandalimit të korrupsionit.

Këto angazhime dhe rezultate të arritura e bëjnë Entin Shtetëror të Revizionit pionier dhe institucion me vizion, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, në fushën e zbatimit, menaxhimit dhe monitorimit të rreziqeve të korrupsionit dhe planeve të integritetit në nivel shtetëror. në të gjitha subjektet nga sektori publik.

ESHR nëpërmjet vlerës së shtuar të zbatimit të revizionit shtetëror, në vazhdimësi kontribuon për forcimin e sistemit të menaxhimit financiar të institucioneve publike dhe matjen efektive të rezultateve, me qëllim krijimin e një mjedisi parandalues në luftën kundër korrupsionit dhe llojeve të tjera të sjelljeve të paligjshme.

Gjatë ditës së djeshme, në kuadër të aktiviteteve të programit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski së bashku me z. Kalid Hamid, drejtor i CIPFA-s dhe z.Mike Driver, kryetar i mëparshëm i CIPFA-së, realizuan takim edhe me Zëvendëskryetaren e Qeverisë e ngarkuar për politikë dhe qeverisje të mirë, znj. Sllavica Grkovska, në të cilën u diskutua për mundësitë e bashkëpunim të përbashkët në drejtim të përmirësimit të kushteve për parandalimin e korrupsionit në shtet dhe mundësinë e angazhimit të CIPFA në pjesën e aktiviteteve dhe trupit ndërresor për koordinim të aktiviteteve kundër korrupsionit.

Programi për parandalimin e korrupsionit u përgatit dhe u zhvillua si një program ambicioz nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC) dhe Instituti i Kontabilitetit dhe Financave Publike - CIPFA, ndërsa i mbështetur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore IFES.