Në periudhën 20-21 nëntor 2023, me qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive të punonjësve të Entin Shtetëror të Revizionit, u mbajt edukim plotësues i revizionit të suksesit – Value for Money, me mbështetjen e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Edukimi u zbatua nga eksperti ndërkombëtar nga Republika Sllovake, z. Matej Kurian i cili gjatë edukimit dyditor trajtoi disa tema dhe fusha që kanë të bëjnë me zbatimin e revizionit të suksesit - Value for money, duke përcjellë përvojën në kryerjen e revizionit për vlerën e parave nga Republika e Sllovakisë.
Në fjalimin e tij hyrës, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski duke falënderuar mbështetjen nga Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) veçanërisht në pjesën e edukimit dhe rritjes së njohurive dhe aftësive të punonjësve të ESHR-së, theksoi pritjet nga edukimi dyditor, i cili do të kontribuojë në edukimin shtesë të revizorëve të autorizuar shtetëror.
Në fjalën hyrëse, znj. Maja Stojanoska, përfaqësuese e UNDP-së, reflektoi për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm të UNDP-së me Entin Shtetëror të Revizionit dhe veçanërisht theksoi rëndësinë e revizionit të suksesit - Value for money si fushë e re për bashkëpunim, por edhe rëndësinë e ekspertizës sllovake dhe praktikave të mira të përcjella nga eksperti Matej Kurian.